• |
ide | kryesore

Video/ Përralla e Hungarisë mbaron 6 minuta nga fundi: Gjermania barazon e i shkon përballë Anglisë

-Instant, Sport, Video



Një figurë e shëmtuar e shmangur për fare pak. Gjermania arrin në fazën e 1/8 me një barazim 2-2 me Hungarinë e Marco Rossit, por, deri gjashtë minuta nga fundi ishin me meritë duke humbur 2-1, një rezultat me të cilin do të ktheheshin në shtëpi. Goli i Goretzkas ishte vendimtar në minutën e 84. Hungaria kaloi në epërsi në minutën e 11 me Szalai dhe iu përgjigj barazimit të Havertz (66’) me golin e Schafer në minutën e 67. Për të rimarrë ndeshjen (dhe kualifikimin), Löw u mbështet tek kualitetet individuale, duke përfshirë Werner, Müller, Musiala dhe Volland në fund. I shkoi mirë për fatin e tij, por në raundin e 1/8, me Anglinë, duhet të rregullojë mbrojtjen. Dhe lojën gjithashtu.

Löw zgjodhi mbrojtjen me 3 dhe la jashtë Müller (problem në gju) duke i dhënë hapësirë Sané. Hungaria u përgjigj me një model të vjetër 5-3-2, por shansi i parë ishte për gjermanët, të cilët në minutën e 4-të, me Kimmich, u bënë të rrezikshëm, por Gulacsi u tregua i kujdesshëm dhe i sigurt në ndërhyrje. Në minutën e 11’ erdhi avantazhi i Hungarisë: Nego shërbeu për Sallain i cili, nga e djathta, jep një asist që Szalai, në zhytje e shfrytëzon për të befasuar Hummels dhe për të mposhtur Neuer. Gjermania reagoi dhe brenda pak minutash krijoi disa shënime: në minutën e 17 ishte Gosens, në një asist të Havertz, i cili nuk ishte në gjendje të godiste topin me portën bosh. Në të 21’ ishte Hummels, me kokë, që goditi traversën, në të 22’ ishte radha e Ginter, që nga një pozicion i shkëlqyer, goditi direkt mbi Gulacsin. Hungaria ul pikën e barrierës dhe ndërton një rrjetë përpara zonës së penalltisë, me Gjermaninë që lufton të depërtojë pa një qendërsulmues.

Löë nuk ndryshoi asgjë në interval dhe pjesa e dytë filloi me të njëjtën panoramë si në të parën. Gjermania u bë e rrezikshme vetëm me Havertz, i cili provoi në minutën e 53 me një goditje nga jashtë zonës, në të cilën Gulacsi ishte i kujdesshëm. Loja e Hungarisë është taktikisht e përsosur, me Sané që asnjëherë nuk arriti të gjejë hapësirë në sulm dhe duke vuajtur tmerrësisht nga kundërshtarët e tij në mbrojtje. Hungaria nuk është se vetëm mbrohet, madje Sallai goditi shtyllën, duke frikësuar gjermanët, barazimi i të cilëve në minutën e 66 ishte sa i papritur aq edhe i rastësishëm: në një goditje të lirë të Kimmich Gulacsi, doli keq dhe lejoi Hummels të bëjë spond për Havertz, që shënoi 1-1 me portën bosh. Gjermanët ulën vëmendjen dhe pësuan menjëherë 1-2: Szalai nisi Schäfer i cili rrëshqiti mes Hummels dhe Sané dhe, me zhytje, mposhti Neuer. Gjermania ishte konfuze, nuk kishte ide dhe u mbështet në lojën e individëve, duke u premiuar nga goli i Goretzka në minutën e 84. Kështu Gjermania shpëton dhe kalon raundin e grupeve si e dytë me 4 pikë të fituara. Del jashtë Hungaria, por ata ishin ekipi që meritonte më shumë. Dhe sigurisht nuk bëri asnjë figurë të keqe në një grup ku ishin edhe kampionët e botës dhe ata të Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *