• |
ide | kryesore

Vjen propozimi amerikan/ Si Kosova dhe Serbia mund të ndajnë liqenin e Ujmanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetet e Bashkuara u dorëzuan të mërkurën qeverive të Kosovës dhe Serbisë raportin e Departamentit amerikan për Energji, mbi menaxhimin e ujit të liqenit të Ujmanit, që ishte pjesë e zotimeve në marrëveshjen ndërmjet të dyja vendeve, të nënshkruar më 4 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Të dyja palët qenë pajtuar në takimin e 4 shtatorit në praninë e ish-presidentit Donald Trump për një studim fizibiliteti, “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”.

Liqeni që serbët e quajnë Gazivodë, është ndërtuar në vitet e 80-ta dhe një pjesë e tij shtrihet në Serbi dhe ka rëndësi për furnizimin më ujë të termocentraleve të Kosovës dhe në muajt e verës edhe të disa komunave të Kosovës. përfshirë edhe kryeqytetin. Ai është është një nga pikat e nxehta të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në raportin prej 53 faqesh, që është dorëzuar të mërkurën janë dhënë disa propozime që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës ujore dhe themelimin enjë komisioni që do të trajtonte gjendjen ne lumin Ibër që është furnizuesi kryesor i liqenit artificial.

“Ne propozojmë që Serbia dhe Kosova të marrin në konsideratë bashkërendimin teknik të zhvilluar nën Traktatin SHBA-Kanada rreth lumit Columbia”, thuhet mes tjerash në raport.

Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm të asnjërës prej qeverive.

Përfshirja e fizibilitetit të këtij liqeni në dakordimin e 4 shtatorit 2020 nxiti reagime në Kosovë. Kritikët thonë se liqeni është pjesë e Kosovës dhe se nuk duhet të diskutohet me Serbinë.

Kosova dhe Serbia me 4 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e ish presidentit Donald Trump arritën një dakordim për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Pjesë e dakordimit ishte edhe pajtimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe zotimi i Serbisë që ta vendos ambasadën e saj në Jerusalem.

Në fillim të muajit shkurt Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike dhe në mars Kosova hapi ambasadën në Jerusalem, duke u bërë vendi i tretë që hap misionin e saj diplomatik në atë qytet.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që ishte kritik ndaj marrëveshjes së 4 shtatorit, tha se i pëlqen “ta lexoj nga fundi”, tekstin e saj.

“Në fund të tekstit të marrëveshjes…është njohja e Kosovës nga Izraeli. Dhe kjo është pjesa që më pëlqen më së shumti në të dhe është pika e fundit, prandaj unë e lexoj nga fundi”, tha zoti Kurti. /VOA



1 Comment

  1. Shumë nga ne komentuesit e kemi perjetuar fenomenin kur e largonim një dashnore, ajo shkonte tek ish dashnori i mëparshëm vetem për të na “plasur” zemren. Edhe Berish kurva, e vertetoj që e paska dashur dashnorin e vet Ameriken, vetem për interes, dhe kur dashnori i tij Amerika e kuptoj kush ishte kurva e tij Berisha, ja dha shqelmin bythve dhe e nxorri në trotuar. Çbëri prostituta Saluçkë Berisha, shkoj të ngushëllohej dhe të ankohej tek prokseneti i tij i mëparshem Franca. Pra puna e prostitutes Sali UDB-ash Berisha, është thjeshtë odiseja e një kurve që nuk din çka është besa, besnikria dhe fjala e nderit, dhe keto veti e çojnë kurven Berisha si të gjitha kurvat e tilla të gjindet në trotuar në moshë të vjeter dhe pa dhëmbë në gojë. Pt’huuuuu rraspihe Viçidoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *