• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 2019-ës në Kushtetuese/ Avokati: Qeveria u bë qesharake në sallë, por dështoi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin për padinë e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Pas një seance maratonë që zgjati gati 11 orë Kushtetuesja vendosi t’i drejtohet Komisionit të Venecias për marrjen e një opinioni. Palët në çështje kanë të drejtë të paraqesin nga një pyetje për Komisionin e Venecias.


Palët e përfshira në këtë çështje janë Presidenti Republikës, Kuvendi, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Bindja Demokratike dhe Voltana Ademi në emër të kryetares së Shoqatës së Bashkive.


Me anë të një komenti në Facebook, Ademi shpreh besim se Gjykata Kushtetuese do të japë drejtësi dhe do të vendoset kthimi në jetë i pluralizmit politik në nivel vendor.

“Ky proces ka rëndësi madhore për themelet e demokracisë dhe pluralizmit dhe shpresojmë që gjykata të kontribuojë, përmes shqyrtimit të kërkesës sonë, në rregullimin e këtyre themeleve që janë tronditur nga “zgjedhjet” e 30 qershorit dhe mos të përsëriten më të tilla raste.

Jemi krenarë nga ana tjetër, pasi është një arritje me vete që ky proces u konceptua dhe u nis nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, si pjesë e shoqërisë civile që ndërhyn për të bllokuar veprime arbitrare të politikës.

Kam bindjen që pluralizmin nuk do ta asgjësojë asnjë autokraci dhe se Gjykata Kushtetuese do të vendosë kthimin në jetë të pluralizmit politik në nivel vendor dhe për rrjedhojë edhe të demokracisë vendore.

Kam bindje që GJK do të japë drejtësi për të drejtat e qytetarëve, drejtësi kushtetuese, drejtësi për pluralizëm, drejtësi për shtet dhe pushtet pluralist, drejtësi për çdo institucion aktor dhe faktor që kanë detyrim të zbatojnë Kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën” – shkruan ndër të tjera Ademi.

Avokati Jordan Daci që mbronte kryebashkiaken Ademi tha pas vendimit të Kushtetueses se tentativa politike për të penguar gjykimin e padisë dështoi.

“Lajmi mirë është që Gjykata Kushtetuese funksionon, çdo tentativë e paligjshme, politike dështoi me sukses për të penguar gjykimin e kësaj çështje. Gjykimi u zhvillua. Është në të drejtë të Gjykatës t’i drejtohet Venecias.

Besojmë se nuk do të ketë asnjë devijim, por në favor të pranimit të kërkesës sonë. Edhe debati tregoi se sa qesharakë bëhen përfaqësuesit e institucioneve tona se shiko se unë nuk shprehem për mendimin e institucioneve të mëparshme, apo nuk e di kur është bërë kërkesa.

Ata tallen me të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë, merita e Shoqatës është që e ngriti në nivel kushtetues dhe ne kemi besim se do e pranojë Gjykata kërkesën tonë”, – tha Daci. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. PSE NUK E DERGON EDI RAMA NE KOMISIONIN E VENECIAS SE I KUJT ESHTEGREG KRISTAQ RAMA thotë:

    KRESHNIK SPAHIU DUKE PRITUR AMBASADEN E USA PER TJA FUTUR LLAPEN NE BYTH EDI RAMES OSE MIS ME JA FUT LLAPEN NE BYTH

  2. Shumë nga ne komentuesit e kemi perjetuar fenomenin kur e largonim një dashnore, ajo shkonte tek ish dashnori i mëparshëm vetem për të na “plasur” zemren. Edhe Berish kurva, e vertetoj që e paska dashur dashnorin e vet Ameriken, vetem për interes, dhe kur dashnori i tij Amerika e kuptoj kush ishte kurva e tij Berisha, ja dha shqelmin bythve dhe e nxorri në trotuar. Çbëri prostituta Saluçkë Berisha, shkoj të ngushëllohej dhe të ankohej tek prokseneti i tij i mëparshem Franca. Pra puna e prostitutes Sali UDB-ash Berisha, është thjeshtë odiseja e një kurve që nuk din çka është besa, besnikria dhe fjala e nderit, dhe keto veti e çojnë kurven Berisha si të gjitha kurvat e tilla të gjindet në trotuar në moshë të vjeter dhe pa dhëmbë në gojë. Pt’huuuuu rraspihe Viçidoli.

  3. Mos harroni nje nga 15 kushtet qe BE i kerkon Rames eshte edhe, Ligjshmeria e zgjedhjeve te 2019.Keshtu qe narkomani me citjane te mos pellasi shume Jemi gati per BE. Ju ftoj te lexoni edhe 14 kushtet e tjera dhe te beni nje analize dhe te pyesni veten a e meritojme hapjen e negociatave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu