• |
ide | kryesore

Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

-Instant, 2, Ide
andi bushati



Kohët e fundit e kam provuar shpesh që në biseda me njerëz jo shumë të informuar për atë që ndodh, gjysëm me provokim dhe gjysëm për testim, t’iu hap temën e vdekjeve nga Covid-19, që u mbajtën të fshehura. 

Sa herë që kam mëtuar ta bëj, aq më shumë jam befasuar. 

“A, ha edhe këtë e shpike”, më tha një pedagog, ndjekës i regullt i lajmeve të mbrëmjes në TV, që ka po aq merak për të qenë në djeni të ngjarjeve, sa dhe motivimi i shumicës së gocave të bllokut për të rifilluar palestërën para plazhit.

“Paske marrë fund, qenke bërë idhtar i teorive konspirative”, më ironizoi një bankier, tepër mainstream për të menduar me kokën e tij.

“Deri këtu të ka çuar inati me Ramën…mirë patronazhistët, po edhe fshehjen e të vdekurve do na shisni tani”, më qesëndisi një i njohur socialist, që bën çdo përpjekje për tu pranuar edhe si rilindas.

Sa herë që, në të tilla mjedise, kam provuar ta bëj këtë sfidë, po aq shpesh kam vënë re njerëz të bezdisur në konfortin e asaj që kanë vendosur të besojnë, një lloj indiference përçmuese për të vënë në pikpyetje ‘të vërtetat” mbizotëruese që iu kanë ngulur në tru, një lloj dorëzimi intelektual për të menduar përtej asaj që iu thuhet. 

Deri më tani askush nuk ka arritur të ma plasë në sy, por jam i sigurtë që shumë prej tyre më kanë shikuar si një lloj të marri që ngjall keqardhje, që përjeton makthe dhe thur fantazi, në të cilat çifti Rama -Manastirliu luajnë rolin e varrmihësit, që në fshehtësi dhe errësirë gropos kufomat e sapo dala nga spitali infektiv, pasi kanë vënë vartësit e tyre të fallcifikojnë çertifikatat e vdekjes dhe të fshijnë ish të sëmurët nga regjistrat e gjendjes civile.

E di që si ata edhe shumë të tjerë kanë pasur reagime të ngjashme kur dikush i ka folur për manipulimin që bëri qeveria me numrin e atyre që humbën jetën si pasojë e përballjes me pandeminë. “Nuk mund të arrihet deri këtu”; “Nuk mund të bëhet politikë dhe me vdekjet”; “Nuk mund të njollosen deri në këtë pikë heronjtë tanë me bluza të bardha”, kanë qenë mendimet më të përhapura.

Në fakt, duke hequr mënjëanë këto ekzagjerime, asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Askush nuk ka varrosur kufoma në fshehtësi. Askush nuk ka fshirë vdekjet si të tilla. Manipulimi është bërë më i thjeshtë. Për dikë që vdiste në spitalin Covid 1, kartelën e shkruanin si jetë e humbur nga ndalimi i zemrës. Për një tjetër, shkaku gjendej tek mosfunksionimi i mushkrive. Pra, mashtrimi nuk qe trashanik, askush nuk groposte askënd në varreza masive, pa djeninë e familjarëve, miqve, komshijve. Theshtë i ndryshonin një detaj të vogël burokratik, në pashaportën që do ta përcillte në botën tjetër. 

Por, ky ndryshim aspak thelbësor në hendekun e thellë mes jetës dhe vdekjes, kishte rëndësi të madhe për të shërbyer si tulla e parë në lartësimin e ngrehinës të historisë së suksesit në luftën ndaj pandemisë. Ai qe i domosdoshëm për të përdorur pastaj slloganet, se ne qenkeshim më mirë se Italia apo Gjermania dhe se shqiptarët duhet ti uleshin në gjunjë liderit të aftë e zemërmadh që shpëtoi me mijra jetë, falë menaxhimit personal që i bëri kësaj flame.     

Për këdo që kërkon të kuptojë, kjo fabul tashmë ka rënë. Një shkrim i shkëlqyer i koleges Ornela Liperi në “Monitor”, i mbështetur në të dhënat e Eurostat, tregon se pandemia ka bërë kërdinë në këtë vend. Shifra e jetëve të humbura, që deri më tani zyrtarisht nuk i kalon 2500-tat në një vit e gjysëm pandemi, është realisht katër herë më e madhe. Jo vetëm kaq, por duke analizuar vdekjet e tepërta në raport me mesataren vjetore të mëparshme, Shqipëria i ka ato  dyfish më të larta sesa vendet që renditen më keq në Europë për numrin e jetëve të humbura gjatë periudhës së Covid- 19.

E pra, nuk ka më diskutim mbi vërtetësinë e përrallave me histori suksesi, në një vend ku vdekja qëndroi e ulur këmbëkryeq më shumë se kudo tjetër në kontinent. 

Megjithëatë, sot kjo e vërtetë nuk ka më aq peshë pasi pushteti e përdoi fabulën e tij për qëllimin që iu desh: për ta vënë në funksion të zgjedhjeve dhe për të thirrur me gojën plot se “njeriu që shpëtoi jetë” e meriton edhe një mandat të tretë.      

Por, nëse ajo nuk është më e rëndësishme për qëllimet politike të ditës, nëse e ka humbur vlerën për zhbalancimin e peshores ekektorale, kjo histori manipulimi na shërben shumë për të kuptuar atë që ka ndodhur. Jo në lidhje me pandeminë, por në lidhje me pushtetin autokratik dhe demokracinë.

Të gjithë ata të cilët më shohin të habitur sa herë i provokoj me temën tabu për fshehjen e numrit të të vdekurve, nuk janë thjeshtë “idiotët e dobishëm” mbi supet e pafajshme të të cilëve e ka më të lehtë të ngrihet ç’do regjim.

Për debilizimin masiv të tyre është punuar gjatë dhe në mënyrë perfide. Në shërbim të kësaj strategjie për shpëlarjen e truve janë vënë të gjitha ingranazhet dhe mediat e sistemit, që sa herë dikush iu fliste për çertifikata mortore të manipuluara, fillonin sulmet histerike se po përbalteshin mjekët, që sa herë dikush u tregonte pamundësinë e të vdekurtit në një spital Covid, jo nga virusi, të hidheshin në fyt për manipulim politik të një çështjeje shëndetësore.

Pushtetit të rilindjes i duhet njohur një meritë. Ai i është përshtatur më mirë nga të gjithë, periudhës së post të vërtetave. Me të gjitha mjetet që ka në dorë, me kontrollin ndaj medias, me blerjen e personaliteteve publike, me frikësimin dhe dekurajimin e profesionistëve, ai ka bërë që një pjesë e mirë e popullsisë, të arrijë ti besojë fakteve alternative që prodhon vetë. 

Prandaj ne nuk duhet të çuditemi aspak që vazhdon të ketë trushpëlarë, që s’duan ta besojnë se është fshehur numri i të vdekurve, ashtu sikurse tashmë kanë harruar se ka ekzistuar Saimir Tahiri, grabitja me letra amerikane te unaza, apo oferta e pakërkuar për ngritjen e një teatri të ri.   

Makineria e pushtetit ka bërë gjithçka që ata të pllaquriten në rehatinë e budallallëkut të tyre. Një pjesë e madhe e tyre janë votues të Rilindjes, madje edhe pa i kërcënuar me patronazhistë apo pa iu blerë votën me para. Ata janë shpirtrat e vdekur nga virusi “post-truth” që shpërndau në këtë vend Edi Rama. 

©Lapsi.al

 



25 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA E ZBULOJ SE EDI RAMES NUK I PUNON VEGLA DHE U DASHTE KRISTAQ RAMA TE KA BEJ NJE DJALE -GREG KRISTAQ RAMEN thotë:

    KRESHNIK SPAHIU EDHE PER IKUR PERVTJA FUT LLAPEN NE BYTH EDI RAMES E MORI LEJEN NE AMBASADEN E USA -PO NJEFAR DRITAN HALE’ja PSE DEL NE TV ZAGARI I TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA

  2. Si ne shumicen e rasteve, Bushati godet ne shenje me artikujt e tij. Bushat nje keshille miqesore do te te jepja. Ata qe nuk te besojne, merri me vere ne makine dhe coi te shohin varrezat e Sharres dhe Tufines. Te shohin sa eshte rritur sioerfaqja e varrezave kete vit dhe krahasimin mund ta bejne shume kollaj pasi mund te shohin datat e vdekjeve dhe t’i kuptojne permasat e tragjedise. Nje indicie tjeter eshte edhe renja e numrit te te infektuarve, renje e cila nuk ka ardhur nga vaksina kineze e prodhuar ne Turqi, por sepse praktikisht ne Shqiperi eshte krijuar ai qe quhet imunitet i tufes.

  3. Edi Rama me politiken e tij indiferente ndaj Covid i ka duart me gjak… Tre te vdekur vetem ne shtepi familjen time pa diagnoze te sakte…. Po me ke te luftosh…me mullinjte e eres? Ai ka dhe gurin dhe arren dhe nje popull qe nenshtrimin e ka stil jete… Sdo jete e larget dita qe do perballet me gjakesit….

  4. YMER GELBAZA KELLIRA VE NE DYSHIM ATESINE E ZAHOS,YMERI THOTE SE ZAHO OSE ESHTE I BATON HAXHIUT OSE KUJTIM GJUZIT?! thotë:

    SI QKA E DEKLARON EDI RAMA ,GREG KRISTAQ RAMEN?!

  5. O hallall ta bofte zoti o Andi Bushati!
    Ke fol pa doreza dhe ke thene te verteta pa u trembur fare. Tamam ashtu eshte ,debilizim i shoqerise. Mund te duket term i rende por keshtu eshte.
    Zgjohuni o derdimene

  6. Besoj se ky eshte shkrimi me i mire i Bushatit gjer me sot.

    Une qe e them jam nga ata qe nuk bie nje pjese te madhe dakort me tezat e vitete te fundit – ‘qe ky regjim nuk mundet me vote’ , ‘qe ata qe shperblyen vrasesit e 21 janarit jane per tu denuar me shume se ata qe ishin vrasesit vete’ etj.

    Por ky artikull ne nje menyre origjinale e te pakontestueshme nxjerr ne drite ate qe eshte nje kancer shoqeror, i cili me shume gjase nuk ka ekzistuar para Rilindjes .

  7. QKA I BERI KY YMER GELBAZA KELLIRA KETIJ EDI RAMES -JA BERI PUBLIKE SE NUK I PUNON VEGLA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA FRED PEZA DHE FRROK CUPI NE PLAZH BE DURRES DUKE GJUAJTUR PER PI***DH HAHAH HAHAH

  8. Shkrim i shkelqyer, shkurt dhe sakte, nga me te miret e Bushatit.

    Idiotet e dobishem jane ajo pjese konformiste e shoqerise qe nuk e do ndryshimin per te ruajtur rehatine meskine. Nenshtrim dhe bythelepirje, ky stil jete I shkon per shtat kesaj kaste ‘intelektualesh”.

    Po c’ta zgjasesh, ketij populli I ka ngordh nervi…

  9. Me agresivitet basketbollisti Rana sulmoi agresivisht per shuarjen e cdo zeri, dhe me mjete sa me te pazeshme: manipulimi, fshehja, paraja, maska, pabesia.

    deviza e tij qe Apolitizimi. Gje qe piu uje ne shoqeri te traumatizuar nga polarizimi extrem politik 25 vjecar.

    Ne fakt s’ka me politike sesa Apolitizimi i rames.

    respekt bushat

  10. Andi, komplimente per këndin dekonspirativ që ke përdorur në këtë artikull. Gjithçka në këtë botë merimangash është konspiracion. Po mos u merzit per “idiotët e dobishem” që të shohin vëngër, e verteta do dali dhe ndërkohë përdore këtë strategji me lezet. Kur i shkel në kallo të verbërit, bërtasin shumë dhe bëhen të rrezikshëm.

    Uroj që të ruash të njëjtin qëndrim edhe në artikujt e ardhshëm. (Priten ndryshime të mëdha).

  11. Ti Bushat duhet te zgjerosh rrethin e njohjeve…jashte Tr, qe ti e quan “elitare”. Un nuk di shkodran dhe qytetar, qofte edhe i ps, qe te jet debilizuar aq sa te mos kuptoje kaq gjera te thjeshta. ata mund t’i mohojn me per sy e faqe per interes, po jo se nuk kuptojn.

  12. Bushat sic e ke vene re dhe shkruar ne artikull, eshte se trushplarja ka nisur ne nivele shume te larta, kur nje pedagog ka intelekt te cunguar dhe i mungon mendimi kritik, paramendo se ne cfare stadi eshte epidemia e shplarjes se trurit dhe shume te vertetave.

    Rames dhe sektit te injoranteve arrogant nuk ju desh te shpiknin asgje, thjesht kopjuan dhe moren asistence nga organizata e benjaminit filantrop nga pertej oqeanit.
    Mjaft te shikosh sinrkonzimin e mediave, rrjeteve sociale dhe kompanive teknologjike ne cfare informacioni japin, si e portretizojne, si e zgjedhin dhe si cuditerisht jane identike ne cdo lajm te transmetuar dhe komentuar per te kuptuar qe pandemia e post te vertetave eshte ne kulmin e fuqise.
    (Ne SHBA rasti me i fresket eshte relativizimi dhe mbytja e diskutimit nese virusi ka dale nga laboratori kinez, ne Shqiperi rasti me i fundit eshte mbytja e masakres elektorale)
    Dhe me kete ambjent toksik histerik armata e budallenjeve te dobishem vetem do i shtoje rradhet e saj me trushplare dhe konformiste…..

  13. Bushat artikulli juaj paraqet nje te vertet rrenqethese per gjendjen ne te cilen ndodhet shoqeria shqiptare. Kete gjendje une e quaj shitje shpirti, nje shoqeri konformiste, qe ka ulur koken dhe shkon kuturu perpara pa pare qe po shkon drejt gremines. Pas ketyre zgjedhjeve jam rrekur te kuptoj duke i shtruar pyetjen vetes – Si eshte e mundur qe kjo shoqeri nuk reagon pas 8 viteve, jo thjesht deshtim total, por vjedhje?! Ky pushtet mund te kete blere 2, 3 apo 5 % te elektoratit diku tek 100-150 mije votues por si eshte e mundur qe 550-600 mije te tjere akoma diten e votimin i bejne nje shut down trurit dhe shkojne e votojne qorrazi PS?! Cfare kategorie njerzish jane keta njerz qe nuk kane nje qendrim per vjedhjen tek unaza me 20 milion 1 km rruge, vjedhja me inceneratoret, shkaterrimi i kryqytetit me ndertime duke pastruar parate e droges, i cili eshte bere nje qytet i pabanueshem, skandalet e pafundme?? Une e kuptoj qe alternativa opozitare nuk ishte me e mira, madje larg te qenurit nje alternative e besueshme, por te pakten mund te zgjidhnin opsionin e abstenimit, rrefuzimit per te votuar.
    Thjesht kjo shoqeri ka prekur fundin, fatkeqesi per ate pjese te shoqerise qe ka mbetur atje qe mendon ndryshe dhe duhet te duroje dhunimin e vazhdueshem.
    Pergezime per artikullin Bushat!

  14. Sidoqe te kete trushplarje, nje popull i tere nuk mund te genjehet kollaj.
    Dil ng zyra Bushat. Bisedo me njerezit.
    Ne fakt ti paske biseduar, por nuk te ka pelqyer opinioni i tyre.
    Keshtuqe ti duke e ditur opinionin, pershtypjet dhe perceptimin e shumices, ke zgjedhur te mos dalesh me nga zyra.
    Pse? Sepse njerezit nuk mendojne si ti!
    Kush eshte idjoti i dobishem ne kete rast?
    Mendoj se je ti . Sepse shiko komentuesit e mesiperm. Ata kafshojne bishtin e tyre, si nje qen i terbuar. Pse?
    Sepse nuk ju pelqen populli qe i ka lindur .
    Pra nje tufe idjotesh, shumica te pashkolle, pra injorante, ashtu sic kane lindur, i thone popullit, popull idjot.
    Joo. Populli eshte shume i zgjuar.
    Ai e di shume mire se cfare ndodh. Nuk ka nevoje t,ja thote as Rama, as Luli dhe as Namuti i byrekut me gjize.
    Ai e di se me Ramen nuk eshte mire
    Por populli e kupton fare me mire, se te pakten sot ai Ramen e shan nga babai apo gruaja, nga koqet apo bytha. Sic ben nje superidjot ktu siper.
    Dhe ky super idjoti e di, ashtu sic e di populli. Fol sa te duash dhe cfare te duash. Shaje Ramen. Sot ka demokraci dhe nuk te gjen gje.
    Sepse po te shaje Berishen dikur…. I ziu ti c,te gjente.
    E degjove Grida Dumen?
    Nuk i publikuam listat e votuesve per zgjedhjet ne PD sepse shume prej tyre punojne ne administrate.
    Si ka mundesi?
    Nuk e dine rilindasit? Nuk i njohin?
    He Andi, si thua ti? Ata patronazhistet jane kot?
    Nuk e dine kush jane te PD ne administrate?
    E dine qe cke me te. Por nuk eshte me koha e Berishes dhe e PD. Qe nuk guxoje te flisje kunder Berishes sepse fiu nga puna. Jo me te shkoje e te votoje ne zgjedhjet e PS. Me shkelma nga puna.
    Apo harrove si ngarkoheshin neper autobuze mesuesit dhe drejt e ne miting.
    Ja pra pse populli megjithese nuk e do Edi Ramen, nuk i ha aq shume bytha , qe ta kruaje me PD.
    I shef me siper se si shkruajne?
    Po a mendon se shkon njeri me dy pare mend pas tyre?
    Ja pra Andi.
    Duhet te ndryshoje opozita, jo qeveria.
    Nese populli nuk ka shprese tek opozita, qeveria megjithese nuk pelqehet, nuk pelqehet te nderrohet.
    Ti Namut mos e lexo, sepse nuk e kupton. Te ka zene truri pete, si petet e byrekut, dhe te ngjan truri si byrek i mbushur me gjize.

  15. Pikerisht ti ME EMER je nje idiot I dobishem. FJALIMI yt patetik njesoj si I liderit tend shpirteror verteton tezat e artikullit te Bushatit.

  16. Per fat te keq Bushati ka te drejte ! Gomere edhe gjoja inteletukare ka shume e me shume, e te gjithe mendojne me trute e hajdutit, nuk kane mendim personal sepse truri i turp eshte atrofizuar! Sa keq!!!

  17. Shumë nga ne komentuesit e kemi perjetuar fenomenin kur e largonim një dashnore, ajo shkonte tek ish dashnori i mëparshëm vetem për të na “plasur” zemren. Edhe Berish kurva, e vertetoj që e paska dashur dashnorin e vet Ameriken, vetem për interes, dhe kur dashnori i tij Amerika e kuptoj kush ishte kurva e tij Berisha, ja dha shqelmin bythve dhe e nxorri në trotuar. Çbëri prostituta Saluçkë Berisha, shkoj të ngushëllohej dhe të ankohej tek prokseneti i tij i mëparshem Franca. Pra puna e prostitutes Sali UDB-ash Berisha, është thjeshtë odiseja e një kurve që nuk din çka është besa, besnikria dhe fjala e nderit, dhe keto veti e çojnë kurven Berisha si të gjitha kurvat e tilla të gjindet në trotuar në moshë të vjeter dhe pa dhëmbë në gojë. Pt’huuuuu rraspihe Viçidoli.

  18. Dmth pedagogu dhe bankieri jane te shpelare nga trute.
    Me te tjeret nuk ia vlen te flasesh se jane viktima te debilizimit masiv.
    Doktoret jane batakcinj, qe kartelat e vdekjes i mbushi sic do Rama….

    Vetem nipi hyses qe ka mbaru per italisht e qe si ka thone njeri puna mbare, i kupton planet djallezore te Rames.

    Bushato mos e rruj hic. Gjenite gjithmone nuk jane kuptuar nga bashkohesit.

  19. Bushat te lumte pena!!!
    Vetem , me keta cilesimet si pedagog, bankier, personalitete, profesor, elita….etj..etj.. nuk besoj qe dhe ti vete i beson..(nejse, te pranojme qe gjuha eshte e cunget , perndryshe nuk mund te quhej qytet Londra por dhe Peqini, kengetar Sinatra po kengetar ndonje nga tufa e lango-zhaberise tone..e plot e plot shembuj te tjere krahasues

  20. Ehuuu pirdh pirdh o gazetar. E ka fajin populli posi. Se soji jot prej peserasti e ndriti ne fakt. Hapi syt o qorr i gjati me verte e ka dhi por populli smund te votoje per alternativa sterile si monabucja apo lul qoftja

  21. Leri o Andi ato Shpirterat e vdekur, shkruaj ca per Shpirterat e gjalle
    Konkretisht, Raporti i OKB per drogat ne bote e rendit “Shqiperine qe duam” te 6-ten ne bote, por ama Kampion ne Europe!
    Botoje pra ate Raport te OKB o Bushati, mos na privo ne te vetmen arritje te ketyre viteve Rilindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *