• |
ide | kryesore

Drogë dhe alkool në timon, arrestohet shoferi që shkaktoi aksident teksa tentoi t’i ikte policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili nuk iu bind urdhërit të patrullës së policisë për të ndaluar. Gjatë tentativës për t’i humbur nga sytë policisë, 35-vjeçari shkaktoi aksident duke u përplasur me një automjet tjetër. Pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij dhe kontrollit fizik, rezultoi se ai kishte konsumuar drogë dhe alkool teksa po voziste mjetin e tij.

Tashmë i riu do të duhet të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të dhe jaë “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *