• |
ide | kryesore

Euro 2020, Belgjika, Portugalia, Anglia e Gjermania në prova zjarri: çerekfinalet nxjerrin ‘xixa’

-Instant, F1, Sport



16 skuadra kanë mësuar tashmë rrugën e tyre drejt finales së madhe në Euro 2020, ndërsa pritja ka qenë e hidhur për Finlandën dhe Sllovakinë, dy të tretat që u detyruan ta mbyllin kampionatin pas tre ndeshjeve të grupeve. Në 1/8 avancuan bindshëm Italia, Belgjika, Hollanda, Anglia, Suedia dhe Franca, të kualifikuara si të parat e grupeve të tyre përkatëse. Uellsi, Danimarka, Austria, Kroacia, Spanja dhe Gjermania arritën në 16 më të mirat duke u pozicionuar në vendin e dytë, ndërsa katër të tretat më të mirë ishin Zvicra, Republika Çeke, Ukraina dhe Portugalia, nga të cilat vetëm skuadra e Shevcenkos ia doli duke marrë vetëm një fitore dhe dy humbje. Tani gjithcka përqendrohet tek ndeshjet me eleminim direkt, duke nisur nga e shtuna e 26 qershorit deri të martën e 29 qershorit.

PROGRAMI I 1/8 TË EURO 2020:

Belgjikë-Portugali (të dielën 27/6 ora 21 në Sevilje)
Italia-Austria (e shtunë 26/6 ora 21 në Londër)

Francë-Zvicër (e hënë 28/6 ora 21 në Bukuresht)
Kroaci-Spanjë (e hënë 28/6 ora 18 në Kopenaghen)

Suedi-Ukrainë (e martë 29/6 ora 21 në Glasgoë)
Angli-Gjermani (e martë 29/6 ora 18 në Londër)

Hollandë-Republika Ceke (e dielë 27/6 ora 18 në Budapest)
Uells-Danimarkë (e shtunë 26/6 ora 18 në Amsterdam)

Dy janë ndeshjet e mëdha në 1/8 Belgjikë-Portugali dhe Angli-Gjermani, ndërsa përplasjet e tjera kanë natyrisht favorite pretendentët kryesorë kur Italia të përballet me Austrinë, Franca me Zvicrën, Hollanda me Republikën Ceke. Më të ekuilibruara ndeshjet mes Spanjës e Kroacisë, Suedi-Ukrainë e Uells-Danimarkë.

Nga cerekfinalet nisin edhe shkëndijat në kampionat me kryqëzime të mundshme të pretendentëve ku Italisë do të përballet me një mes Belgjikës e Portugalisë, Franca mund të gjejë Spanjën pa llogaritur se në gjysëmfinale këto skuadra do të vazhdojnë të gjejnë njëra tjetrën përballë. Në krahun tjetër do të jenë përballë me shumë mundësi në cerekfinale Gjermania e Anglia pasi ta zgjidhin mes tyre, në cerekfinale do të kenë një rrugë më në dishezë, Ukraina ose Suedia, ndërsa edhe Hollanda nuk duhet të ankohet, duke patur kundërshtar një mes Uellsit e Danimarkës, porn ë gjysëmfinale nuk ka më cështje fati, sepse me shumë mundësi do të jenë përballë në katyër më të mirat, përpara se të përcaktohen finalistët e 11 korrikut në Wembley.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *