• |
ide | kryesore

Flokët bardhezi të Pogba detaje merkato: “Për Juventus? Nuk mendoj për të ardhmen tani”

-Instant, Sport



Një ndeshje e një niveli të lartë e luajtur nga Paul Pogba kundër Portugalisë. Rezultati përfundimtar 2-2 i dha të drejtën Francës të kualifikohet në raundin tjetër të Kampionatit Evropian falë dygolëshit të Benzema. E nëse në fushë mesfushori spikati me disa veprime elegante dhe një traversë të goditur, jashtë, vëmendja ishte e gjitha për modelin e tij të flokëve me një nuancë të bardhë në flokët e zeza. Dy ngjyra që nuk mund të mos sjellin në mendje zërat e merkatos në lidhje me kthimin e mundshëm të ‘Oktopodit’ te Juventus.

Në fund të ndeshjes, Pogba u pyet pikërisht për pamjen e tij të veçantë dhe duke u përgjigjur për Sky Sport ai tha: “Është shumë e vështirë në Kampionatin Evropian, shumë e vështirë. Objektivi, sidoqoftë, mbetet të arrijmë deri në fund. Benzema? Jemi të kënaqur që është me ne, kur shohim të bëjë këto gjëra. Tani shpresojmë që edhe Mbappé të shënojë. Kemi sulmues që bëjnë diferencën para nesh, jemi të qetë. A ishim të shqetësuar për grupin? Jo, ne ishim të përgatitur, e dinim se do të ishte e vështirë. Kemi besim dhe shkojmë përpara me qetësi. A janë flokët bardh e zi një sinjal për të ardhmen? Unë po e prisja këtë pyetje … Tani nuk ka të ardhme, vetëm Evropian. E flokët ndryshojnë shpesh “, ka thënë ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *