• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Vështrimi agresiv i Mimi Kodhelit kur ikën nga parlamenti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pse e përzuri Edi Rama Mimi Kodhelin nga grupi parlamentar? Kjo pyetje ka mbetur ende pa përgjigje sot, megjithëse zgjedhjet mbaruan dhe ish-bashkëpuntorja e Ramës mbajti fjalimin e lamtumirës në parlament.

Me një falenderim të fundit publik, Mimi Kodheli duket se tentoi edhe një herë të fundit t’i kujtojë kryeministrit se përveçse kolegë, dikur kishin qenë edhe miq.

“Faleminderit Edi Rama për atë që ke ditur të jesh, bashkëpunëtor, mik, lider” u shpreh Kodheli, nga foltorja e Kuvendit ndërsa mori edhe duatrokitjet e deputetëve-mbetje të opozitës.

Por a do ta kishte marrë një duatrokitje edhe nga Rama? Gjatë fushatës së 25 Prillit, kreu i PS nuk i ka kursyer vlerësimet e tij për Mimi Kodhelin që ka qenë dikur.

“Me Mimin kishim një lidhje të largët, për shkak të prindërve, dhe unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë në shtëpinë tonë bashkë me Mimin.

Mimi ishte një super kinge, me flokë të gjata, nga ato lloj kingesh që kur futen në jetën e një pubertari krijojnë fantazira dhe gjëja që bëja unë ishte… ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte, unë dilja poshtë dhe gjuaja që të tregoja sa i zoti isha për të bërë kosha, por deri këtu, asgjë më shumë se kaq,- është shprehur Edi Rama në një nga fjalimet e tij në fushatë, pasi e kishte renditur Mimi Kodhelin në një vend të pashpresë në listën e kandidatëve.

Lexo edhe: Rama tregon fantazitë në pubertet për Mimi Kodhelin: Ishte super kinge me flokë të gjata!

Lexo edhe: Rama e quajti super kinge, reagon Mimi Kodheli: Jemi rritur me njëri-tjetrin

Sot ishte dita që ajo të largohej nga parlamenti. Me vështrimin agresiv ndaj fotografit, zbriti shkallët me nxitim dhe iku pa e kthyer kokën pas. Ai, as nuk ishte në sallë fare për ta dëgjuar fjalët e saj.©Lapsi.al



8 Comments

  1. E LARGOJ MIMI KODHELIN DHE E MBAJTI TRAFIKANTET E DROGES NGA DURRESI

  2. Ehh Sulltani ishte i ri atehere. Kur gjuante ne kosh e shqyente koshin. Tani nga koshi i dikurshem rrjeta eshte zhdukur, tabela seshte me edhe duket sikur te shikon eger.

    Por jeta na meson se emocionet harrohen sidomos kur ke shume para.

  3. i perdor , i hek dhe keto me hipokrizi e falenderojne udheheqsine pagabushem , duket e kane frike ja dine forcen maskarajt qe te bane gjamen me puuushtet dhe me hora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *