• |
ide | kryesore

Hollanda pozicionohet kundër racizmit me Wijnaldum: “Nëse në Budapest do ketë akte raciste, do dal nga fusha”

-Instant, Sport



Pas koreve raciste kundër Mbappé dhe Benzema gjatë ndeshjes Hungari-Francë, hollandezi Georgino Wijnaldum është pozicionuar mbi këtë çështje dhe nuk përjashton gjestet e forta në funksion të raundit të 1/8 të Euro 2020 të planifikuar për të dielën në Budapest kundër Republikës Çeke. “Unë mendoj se UEFA duhet të na mbrojë dhe, nëse është e nevojshme, të ndërhyjë, ndoshta duke ndalur ndeshjen – deklaroi ai -. Kjo përgjegjësi nuk duhet të jetë e lojtarëve. Sidoqoftë, unë nuk e hedh poshtë mundësinë e largimit nga fusha nëse diçka ndodh të dielën”.

“Sidoqoftë, shpresoj se ky gjest i imi nuk do të jetë i nevojshëm”, shtoi kapiteni holandez. “Unë kurrë nuk kam marrë fyerje raciste nga publiku në fushë, por kam menduar se çfarë do të bëj nëse më ndodh në Budapest”, vazhdoi ai. “Nuk e kam provuar atë ndjesi dhe shpresoj të mos e ndiej kurrë – shpjegoi Wijnaldum që, ashtu si gjermani Neuer do të veshë një shirit të kapitenit pro LGBT në ndeshjen tjetër -. Në ato momente duhet t’i afrohesh gjyqtarit me shokët e skuadrës dhe të marrësh një vendim”.

“Unë do ta përdor atë shirit – shpjegoi ai – sepse ne të kombëtares holandeze duam të nënvizojmë se mbrojmë çdo lloj përfshirje dhe jemi absolutisht kundër çdo forme diskriminimi dhe përjashtimi. Me këtë gjest timin, të ndarë nga të gjithë shokët e mi të skuadrës, duam të solidarizohemi me të gjithë ata që ndjehen të diskriminuar në çdo pjesë të botës”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *