• |
ide | kryesore

“Jemi gati”/ Përgjimet dhe pamjet që fundosën të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Më 17 qershor, Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020 në Durrës. Xhixha nga fshati Larushk i Krujës dhe Diva nga Fushë-Mamurrasi para vrasjes së dyfishtë janë takuar me Nuredin Dumani që dyshohet se është porositësi i ekzekutimit.

Më pas Xhixha do ndiqte lëvizjet e vëllezërve dhe 42-vjecari Diva do të duhej të kryente atentatin. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga covid. Për këtë arsye, Nuredin Dumani e mori vetë situatën në dorë.

Dy ditë pas arrestimit gjykata vendosi masën e arrestit me burg për dy bashkëpunëtorët.
Në një pjesë të dosjes së publikuar nga ABC thuhet se të hetuarit deklaruan në seancë se disa pretendime të bashkëpunëtorit të drejtësisë Klevis Alla nuk qëndrojnë, por prokuroria thotë se dëshmia e të penduarit është në unison me hetimet që janë kryer dhe provojnë akuzat kundër dy të arrestuarve.

Prokuroria thotë se “pamjet filmike, konfirmojnë deklarimet e Klevis Allës, se në këtë kohë ai ka komunikuar me Nuredin Dumanin, i cili është përgjigjur se “ishin gati” duke nënkuptuar se grupi ishte mbledhur në shtëpinë e Nuredin Dumanit” citohet në dosje.

Për këtë arsye, prokuroria ka dalë në konkluzionin se “Nuredin Dumani, Talo Çela, Altin Ndoci dhe Klevis Alla, që është bashkëpunëtori i drejtësisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kryer dy atentate ku në secilin ka pasur dy viktima, konkretisht në 2 mars 2020 ku u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avida dhe në 27 prill 2020 ku janë vrarë vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia” thuhet në dosje.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar për dy të arrestuarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrim”. Më herët për atentatin është arrestuar Altin Ndoci dhe Klevis Alla, i cili u pendua dhe po zbërthen disa nga vrasjet më të bujshme. Nuredin Dumani është në kërkim.

Prokuroria ka dyshime se konflikti ka nisur për sasisë e parave të grabitura në pistën e Rinasit, në 9 prill të 2019 ku mbeti i vrarë dhe Admir Murataj. Hetuesit kanë prova të forta se paratë e vjedhura në Rinas, i mbanin të fshehura vëllezërit Haxhiaj. Anëtarët e grupit kanë hyrë në konflikt për shkak se nuk gjendej një pjesë e parave të grabitura shkruan abcnews.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *