• |
ide | kryesore

Justin Timberlake mbështet publikisht Britney Spears: Nuk është e drejtë ajo që po i ndodh

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Britney Spears së fundmi iu drejtua një gjykate në Los Angeles për padinë kundrejt babait të saj.

Ajo u shpreh se  Jamie i ka hequr asaj mundësinë për të menaxhuar financat dhe bizneset dhe të drejtën për të patur fëmijë. Menjëherë pas deklaratës së saj , fansat dhe disa nga personazhet e njohur kanë reaguar duke ofruar mbështetjen e tyre, ndër to edhe ish partneri i saj , Justin Timberlake. Përmes rrjetit social,Twitter, Justin ka shkruar se pavarësisht të shkuarës së tyre, Britney ka të drejtën të vendosë vetë për trupin dhe jetën e  saj”Pas të gjithave që kemi dëgjuar sot, ne të gjithë duhet të mbështesim Britney Spears. Pavarësisht nga e kaluara jonë, qoftë e mirë apo e keqe, ajo që po i ndodh asaj nuk është e drejtë. Ne kurrë nuk duhet t’i mohojmë asnjë gruaje të drejtën të vendosë për trupin dhe jetën e saj.Askush nuk duhet të burgoset kurrë kundër vullnetit të tij ose të kërkojë leje për të shpenzuar para që kanë fituar me punë të vështirë.Ne po i dërgojmë mbështetjen tonë Britney dhe shpresojmë që gjykata dhe familja e saj do ta lirojnë atë nga paraburgimi,” deklaroi  Timberlake.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *