• |
ide | kryesore

Kultivuan kanabis me vlerë 500 mijë paund, gjykata britanike lë në burg shqiptarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë të akuzuar për kultivim droge janë dënuar me 40 muaj burg nga një gjykatë britanike.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar Ervis Roci dhe Edi Kotorri janë kapur duke kultivuar kanabis me vlerë deri në 500 mijë paund.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë bastisjes së dy shtëpi bari në Bradford muajin e kaluar. Prokurorja Clare Walsh përshkroi se si u zbulua ferma e kanabisit në tre kate të shtëpisë. Gjatë bastisjes Kottori u arrestua në dhomën e ndenjes ndërsa Roci u gjet i fshehur në majën e oxhakut.

Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe u dënuan me 20 muaj burg secili. Shqiptarëve sipas autoriteteve britanike u janë gjetur një total prej 158 bimësh të pjekura kanabisi dhe 218 bimë më të reja u gjetën në shtëpinë e barit, me një vlerë të mundshme të tregut prej 300,000 deri 350,000 paund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *