• |
ide | kryesore

Kundërshtoi policinë pasi u përfshi në sherr me persona të tjerë, arrestohet i riu në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar,pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kujtim Laro” në kryeqytet. Mësohet se në momentin e konfliktit me personat e tjerë, ka ndërhyrë policia për të bërë të mundur arrestimin e 31-vjeçarit me iniciale A.B., por ky i fundit i ka kundërshtuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij”, – njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *