• |
ide | kryesore

Merkel: Varianti Delta i koronavirusit është shqetësues

-Instant, Lajme, Të fundit

Bashkimit Europian i duhet një qasje më e unifikuar për rregullat e udhëtimit në mënyrë që të parandalohet përhapja e versionit Delta të koronavirusit, tha më 24 qershor, kancelarja gjermane, Angela Merkel.


“Pas asnjë dyshim jemi të shqetësuar me variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve pas mbërritjes në Bruksel për të marrë pjesë në një samit të BE-së.


Në shumë vende të botës janë ngritur shqetësime të mëdha për një valë të re të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, i cili besohet që është më i transmetueshëm se variantet e tjera. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se në përgjithësi vaksinat edhe ndaj këtij varianti mbeten shumë efektive.Më 23 qershor, Merkel i tha parlamentit gjerman se ajo dëshiron që edhe vendet tjera evropiane t’iu kërkojnë udhëtarëve nga vendet me nivele të larta të të infektuarve me variantin Delta që të hyjnë në karantinë. Këtë masë e zbaton Gjermania ndaj udhëtarëve nga Britania e Madhe.

“Nëse vini nga Britania e Madhë në vendin tonë duhet të hyni në karantinë, por kjo masë nuk zbatohet në gjitha vendet evropiane. Unë do të dëshiroja që të gjitha ta kenë këtë rregull”, tha Merkel./REL

3 Comments

  1. Ti moj shoqe e “lindjes se vjeter” je varianti me i ndyre i virusit aktual. Ku e ke Institutin Robert Koch, ku i ke specialistet e tu qe te thane mos i shko nga pas elites se ndyre…… . nje dite jo te larget edhe ti do te jeshe pjese e Nuremberg 2

  2. Mjaft me variante se late nam. Deri dje thoshit Covid tani keni znxjerre variantet dhe keni arritur te germa D dhe do vazhdoni lojen per te helmuar njerezimin deri sa te mbaroje alfabeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu