• |
ide | kryesore

Përfituan nga pandemia/ 5 milionë njerëz u bë shumë të pasur gjatë kësaj periudhe

-Instant, Lajme, Të fundit



Më shumë se 5 milionë njerëz u bënë milionerë përreth globit, në kohën e pandemisë. Pavarësisht krizës së Covid-19, numri i milionerëve u rrit duke e çuar shifrën e të pasurve në 56,1 milionë njerëz.

Rritja e çmimit të banesave dhe rikuperimi i tregjeve të aksioneve ishin faktorët që ndikuan në shtimin e pasurisë së tyre. Analiza është bërë nga banka globale e investimeve Credit Suisse, sipas të cilës, SHBA ka më shumë milionerë, 39% të totalit në botë. Pas Amerikës, renditet Kina me 9%, Japonia me 7%, Gjermania me 5% dhe Britania e Madhe me 4%. Sipas bankës Credit Suisse, që ka bërë edhe një analizë të pasurisë globale përgjatë vitit 2020, 1% e të rriturve në botë u bënë milionerë për herë të parë.

Megjithatë pandemia duket se ka ndikuar edhe te familjet e varfra. Kështu, pabarizë vetëm sa janë shtuar. Teksa të pasurit e shfrytëzuan këtë kohë për të ruajtur para dhe për ta investuar atë pak më vonë kur tregu të përmirësohej, familjet e varfëra humbën kursimet që kishin ose kanë marrë borxhe.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *