• |
ide | kryesore

Përplasen makinat në Durrës, dy shoferet dërgohen në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkozet-Plepa. Dy makina që drejtoheshin nga dy vajza janë aksidentuar e për pasojë të dyja ato kanë pësuar dëmtime dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

“Më datë 24.06.2021, në orën 10:45, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, shtetësja S. S., duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B. Sh. Për pasojë janë lënduar lehtë të dyja drejtueset e mjeteve të cilat po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *