• |
ide | kryesore

Protesta e qytetarëve/ Veliaj infiltron në media “lajmin” për rikthimin e aboneve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në disa televizione dhe portale të cilat janë nën ndikimin direkt të Bashkisë së Tiranës është shpërndarë sot lajmi se abonetë do të rikthehen shumë shpejt për udhëtarët e linjave urbane. Lajmi nuk citon asnjë burim të Bashkisë së Tiranës dhe bie ndesh me planifikimin që kishte bërë Erion Veliaj për ta anuluar abonenë e përgjithshme për 3 muajt e verës.

Mbetet për t’u verifikuar nëse “burimet” janë të sakta kësaj here, apo kjo është një lojë organizuar nga Erion Veliaj për të pakësuar radhët e protestuesve nesër para Bashkisë së Tiranës. Protesta është organizuar nga Organizata Politike që disa ditë më parë nisi një peticion në kryeqytet për rikthimin e aboneve. Më shumë se 10 mijë qytetarë nënshkruan peticionin brenda pak ditësh dhe gjasat janë që shumë prej tyre të jenë nesër në orën 17:00 para bashkisë për të kundërshtuar anulimin e aboneve.



3 Comments

  1. Per cfare duhet te dalim ne peotest!Kur injorantet shesin voten per 50 euro .Pak bile e kane te jete per mua te hiqen te gjithe abonet,dhe te ngrihet cmimi i ujit dhe biletat e autobuzave.

  2. Ne nje qytet kaps si tirana duhet nje morr bythe si Erion Veliaj.
    Ai i di mire ato anale. Kshu qe qytetaret te paguajn me shume.

    Po ka valle qytetare ne shqiperi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *