• |
ide | kryesore

Rama i jep intervistë njeriut të Trump, Richard Grenell: Ma bëri të qartë, është i frustruar me Bashkimin Evropian (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-Emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Richard Grenell e ka pyetur Ramën për iniciativën e mini-Shengenit dhe shpalljen “non-grata” të ish-presidentit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit. Grenell ka shkruar se Rama ia bëri të qartë se është i frustruar me BE-në. Rama u shpreh se ai vendim do të thotë se askush s’është mbi ligjin dhe se ka mbaruar koha e pandëshkueshmërisë.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.

Ai falenderoi ish-emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit.

“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falenderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.

Kryeministri Rama kritikoi BE-në që s’po merr vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.



6 Comments

  1. EDI RAMA E KA FTUAR RICHARD GRENELL PER TA VIZITUAR SHQIPERINE DHE DO TA FUS NE NJE DHOME ME YMER GELBAZA KELLIREN DHE FRED PEZEN

  2. 2 deshtaket narcisiste qe kerkojn te justifikojn deshtimin e tyre! Gjith EU ja ka fajin!po grenell gazetar esht?

    1. Po hajde ta kuptojne budallenjt shqiptar qe te gjithe skuthlliqet behen me bekimin e BE. Ata skuthllikun e quajne diplomaci. Te vazhdojne trapat e shqiperise me tifozllikune tyre ndaj BE.

  3. Kaq i paturp,qenka ky pederast,por edhe me torrollak,eshte treguar gjatoshi yne,qe duke i interesuar ,idiotlleku i ketij amerikani,jo vetem ,merret me te,por edhe i ben publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *