• |
ide | kryesore

“Rregullat janë rregulla”: Kolumbia pësoi gol në minutën e 100, Cuadrado bërtet ‘vjedhje’

-Instant, Sport



Gola, emocione, por mbi të gjitha polemika në Copa America. Brazili ka mundur Kolumbinë 2-1, ekzaktësisht në minutën e 100 të ndeshjes, por debatet i ka shkaktuar ajo që ndodhi në golin e barazimit të Selecaos, që shkaktoi polemikat e furishme të kolumbianëve që çuan në 10′ shtesë: Neymar goditi trupin e arbitrit Pitana, i cili dukej se do të ndalonte ndeshjen, por aksioni vazhdoi dhe çoi në krosimin në qendër të zonës për Firmino, i cili goditi me kokë duke barazuar 1-1.

Të ashpra protestat e Ospinas, Cuadrados dhe lojtarëve të tjerë, por goli është i vlefshëm dhe në fund erdhi edhe befasia me golin e Casemiros. Pas ndeshjes, shpirtrat sigurisht nuk janë zbutur dhe shpërthimi në rrjetet sociale të anësorit të Juventusit e konfirmon. Cuadrado postoi në profilin e tij në Tëitter ‘fragmentin’ e rregullores që shpjegon se çfarë duhet bërë nëse topi përplaset në figurën e arbitrit dhe shkruajti: “Nuk është çështja se nuk dimë të humbasim, por rregullat janë rregulla”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *