• |
ide | kryesore

Stadiumet me kapacitet të plotë në Spanjë: Liga do të rifillojë me tifozë

-Instant, Sport



Tani është zyrtare. Në fillim të sezonit të ardhshëm, dy Ligat Spanjolle, ajo e futbollit dhe ajo e basketbollit, do të mirëpresin spektatorët përsëri. Njoftimi është bërë nga Ministrja Spanjolle e Shëndetësisë Carolina Darias, në fund të Këshillit të jashtëzakonshëm të Ministrave i cili dekretoi, ndër të tjera, përfundimin e detyrimit për të përdorur maska në ambjente të hapura nga pasnesër në të gjithë vendin.

Ikin maskat, brenda publiku. Ministria e Shëndetësisë vlerësoi pozitivisht treguesit në lidhje me përhapjen dhe infektimin e Covid dhe vendosi të hapë stadiumet e futbollit dhe parketet e basketbollit. Ende nuk është e qartë nëse do të ketë kufij të kapacitetit të publikut. Sipas TV La Sexta do të arrijë deri në 75%, ndërsa për agjencinë Efe, cituar nga media të tjera, do të arrijë në 100%. Vendimi do të merret nga Rajone të ndryshme, në një autonomi të plotë.

Në fakt, ka gjëra të paqarta, ende nuk është vendosur nëse do të shkohet në stadium me maskë apo jo, gjë që është e nevojshme për lojërat e basketbollit. Nëse kapaciteti është 100%, maska do të jetë e nevojshme, sepse nuk do të jetë e mundur të respektohet distanca minimale prej 1.5 metrash, ajo e vendosur për mos përdorimin e mbrojtjes në të gjithë vendin, në jetën e përditshme. Me 75% të kapacitetit maska nuk do të përdoret. “Le të kthehemi në normalitet për sa i përket pjesëmarrjes së publikut në stadiumet tona për fillimin e La Liga dhe ACB – tha Carolina Darias -. Jam i bindur që ky është një lajm i mirë i marrë në një mënyrë pozitive nga i gjithë komuniteti i sportit në vendin tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *