• |
ide | kryesore

UEFA ‘fshin’ një nga rregullat më të vjetër të futbollit: nuk ka më vlerë plus goli në transfertë

-Instant, Sport



Nga sezoni 2021/22 nuk do të ketë më vlerë goli jashtë fushës e kjo vlen në të gjitha kompeticionet për klube të Uefa-s. Rregulli, sipas të cilit që nga viti 1965, golat e shënuar jashtë shtëpisë janë me vlerë të dyfishtë kur dy skuadra kanë shënuar të njëjtën numër golash mes ndeshjeve në shtëpi dhe atyre jashtë, është hequr zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, pas rekomandimit të Komitetit të kompeticioneve dhe atyre për futbollin e femrave. “Nuk është më e përshtatshme që një gol jashtë fushës të peshojë më shumë se një i shënuar në shtëpi – komentoi presidenti i Uefa Aleksander Ceferin -. Rregulli i pengonte skuadrat, veçanërisht në ndeshjen e parë, të sulmonin”.

Uefa dëshironte ta shfuqizonte rregullin e golit që vlen dyfish në transfertë në kupat evropiane dhe kjo ishte lajmëruar më herët nga The Times, sipas të cilëve kjo ishte një ide e presidentit të organizmit që menaxhon futbollin në Evropë, sllovenit Aleksander Ceferin. Numri 1 i UEFA-s priste të kishte mbështetjen e shumicës së Federatave, për të fillojë procedurën e shfuqizimit të rregullit, që ka qenë në fuqi që nga viti 1965 dhe tani konsiderohet “i vjetëruar” nga të gjithë drejtuesit më të lartë të futbollit europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *