• |
ide | kryesore

“Vala e ferrit” pushton Shqipërinë, termometri shënoi sot 42 gradë celsius

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kjo e enjte shënoi ditën më të nxehtë të këtij viti. “Vala e ferrit” siç e cilësojnë sinoptikanët të nxehtin afrikan që ka pushtuar të gjithë Europën shënoi një rekord prej 42 gradësh në qytetin e Kuçovës. Thuajse në të njëjtat nivele, me 41 gradë ishte edhe Shkodra, Elbasani, Berati e Gjirokastra.

“Pothuajse gjithë ultësira perëndimore është luhatur nga 38.3 deri në mbi 40. Në të vërtetë kemi temperaturë afërsisht 40, por e kemi ndjerë si 46 gradë dhe ka qenë një ajër mbytës” – tha sinoptikania Lajda Porja në Tv Klan.

Shpëtim nga temperaturat ekstreme nuk do të ketë as të premten.

“Nesër pritet një rënie e lehtë, thuajse e papërfillshme dhe kjo vetëm në veri të vendit, pra rënie me 0.1 ose 0.2 gradë që nuk ndjehet fare. Rënie pritet vetëm në fundjavë me të paktën 3 deri 4 gradë” – tha Porja.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ka rrezik të lartë zjarresh, sidomos në qarqet Fier dhe Berat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *