• |
ide | kryesore

Vendimi/ Garda e Republikës të mbrojë ambasadorin e BE, Luigi Soreca

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të ruhet nga Garda e Republikës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që u mblodh ditën e djeshme, ku u vendos që në listën e personaliteteve që mbrohen nga Garda të tjerë dhe Soreca.

VENDIMI

‘ Nr. 375, datë 23.6.2021

PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete: a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. 2. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte: a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi. 3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *