• |
ide | kryesore

Aksidenti në Vlorë/ Policia: Humbin jetën dy të rritur dhe një fëmijë i mitur, mbeten të plagosur dy të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



3 viktima dhe dy të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë.  Policia njofton me dije se 3 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë.  Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Shkak për aksidentin duket se është bërë shpejtësia e lartë. Si pasojë e aksidentit, dy makinat kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal. Njëra prej tyre është shkatërruar plotësisht.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *