• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik që shoi familjen/ Meta: Të merren masa për të parandaluar tragjedi të tilla

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një postim në Facebook pas aksidentit tragjik që shkaktoi vdekjen e 4 anëtarëve të një familjeje, dy prej të cilëve të mitur. Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllimet, teksa ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes dhe i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi.

“Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë. I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve. Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik”, lexohet në postimin e Metës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *