• |
ide | kryesore

Dështim pas dështimi/ Rama dhe Zaev, peng i njëri-tjetrit për negociatat me BE

-Instant, Kryesore, Lajme



Ideja e ndarjes së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për negociatat me BE ishte një mundësi reale këtë qershor, sipas Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varheli, i cili e paralajmëroi në prag të vendimit negativ për Maqedoninë e Veriut. Në maj të këtij viti, Komisioneri tha se ideja e ndarjes së procesit qëndronte si opsion.

“Nëse do të kemi vështirësi sërish me Maqedoninë e Veriut, që do të thotë që do dështojmë për një marrëveshje të përbashkët mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, atëherë mbetet çështja nëse do të vazhdojme vetëm me Shqipërinë. Dhe këtë pyetje do të duhet ta marrim në konsideratë” tha Varheli. I pyetur nëse “ndarja” ishte një opsion, ai u përgjigj: Mund të jetë një opsion, po!

Integrimi/ Brukseli nuk cakton datë për mbajtjen e konferencës së parë Shqipëri-BE

Ky variant u përforcua nga zëdhënësja e Komisionerit Europian, Ana Pisonero. Ajo tha se të dy vendet janë gati, por nëse Këshilli Europian nuk merr vendim, atëherë “ndarja” mbetet një opsion. “Nëse nuk ka marrëveshje për Maqedoninë e Veriut, atëherë ky opsion mund të merret në konsideratë” tha Pisonero.

Ideja u përcoll me diplomaci nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, që vit pas viti refuzojnë herë njërin dhe herë tjetrin vend. Zëra periferikë ia mohuan “ndarjen” gazetarëve, por ajo që ra në sy ishte fakti që Shqipëria nuk bëri asnjë përpjekje të përfitonte duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut, megjithëse konsiderohet se i ka plotësuar të gjitha kushtet. Nuk pati asnjë deklaratë, asnjë lobim në favor të këtij varianti në Bruksel, që të paktën të provokonte nëse kishte mbështetjen e duhur për çeljen e negociatave e vetme.

Përkundrazi, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli udhëtoi drejt Shkupit disa ditë më parë për t’i siguruar kolegët e saj të Maqedonisë së Veriut, se nuk do të kishte lobim për çeljen e negociatave vetëm të Shqipërisë. Një ditë pas Kodhelit, edhe Edi Rama pati si destinacion Shkupin.

Edi Rama dështon me integrimin europian për herën e shtatë

Në konferencën e përbashkët me Zoran Zaevin, Rama ndau frustrimin ndaj Bashkimit Europian, pa folur për asnjë moment për ecjen para vetëm të Shqipërisë në çeljen e negociatave. Rama ishte kategorik në qëndrimin e tij, sikur refuzimi për Maqedoninë e Veriut të kishte qenë refuzim edhe për Shqipërinë.

“Për mua nuk ka ndodhur asgjë tjetër përveçse BE ka dështuar përsëri të mbajë premtimet, t’i rrijë angazhimit dhe të jetë në qëndrimin e duhur” u shpreh Rama.

Negociatat me BE-në/ Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Rama: Nuk është çështje jonë!

Me këtë qëndrim në fakt, Shqipëria po shlyente një borxh. Maqedonia e Veriut kishte bërë të njëjtën gjë dy vite më parë.

Edhe atëherë, krerët e shteteve të Bashkimit Europian e propozuan “ndarjen” e dy vendeve në procesin e negociatave. Shqipëria mbahej e bllokuar nga Franca, Hollanda dhe Danimarka në vitin 2019, ndërsa Maqedonia e Veriut konsiderohej se ishte gati për hapjen e negociatave.

Por ndryshe nga solidariteti që shfaq sot Shqipëria, dy vite më parë presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski u tregua më pragmatist. Ai la të kuptohej se ishte për nisjen e negociatave me Maqedoninë duke lënë pas Shqipërinë, që asokohe ishte në një krizë të fortë politike.

“Kemi bërë detyrat që na janë kërkuar, kemi firmosur edhe mrekullinë politike që ishte marrëveshja me Greqinë. Nuk ka politikan në Europë të na thotë se nuk i meritojmë negociatat. Kurse Shqipëria përballet me një kaos të vërtetë. Opozita ka dalë nga institucionet dhe situata sa vjen e tensionohet. Pra si mund të krahasohemi?” u shpreh Pendarovski në 2019, duke kujtuar se procesi kishte qenë i ndarë më herët për secilin nga vendet.

Analiza/ Rama dogji negociatat me BE për strategjinë elektorale të PS

Por reagimi nga Shqipëria ishte i menjëhershëm. Përgjigjia për këtë propozim i erdhi nga kryeministri Edi Rama, që u shfaq i habitur.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!” u shpreh Rama që më vonë anuloi edhe një takim me Pendarovskin.

Në vitin 2019, çelja e negociatave të Shqipërisë u bllokua nga Franca, Holanda dhe Danimarka. Maqedonia e Veriut ishte peng i Shqipërisë në proces. Pas mbledhjes së Këshillit Europian, presidenti francez Emanuel Makron tha se shumica e vendeve kishin qenë kundër Shqipërisë dhe se ai nuk kishte pranuar ta ndante nga Maqedonia e Veriut.

Edi Ramës iu kursye turpërimi, për të cilin Zaevit iu desh të shpallte zgjedhje të parakohshme. Dy vite më pas situata është përmbysur. Shqipëria thonë se i ka plotësuar kushtet, por është peng e problemeve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Pikërisht për këtë, Edi Rama as nuk e mendoi opsionin e ndarjes. Ai nxitoi të ngushëllonte mikun e tij, Zoran Zaev, me të cilin është borxhli për dështimet e tij të kaluara.©Lapsi.al



3 Comments

  1. Deshtimi i kujt? Rames apo BE?

    Gjate ketyre viteve Shqiperise u jane vendosur kushte per te plotesuar ne hapjen e negociatave.
    Nga njera ane vendet e BE i vendosnin kushte qeverise per shtetin e se drejtes, emigrimit, narkotikeve, reformave, etj… E nga ana tjeter Rama me rilindasit qe thonin qe negociatat bllokohen prej luftes se brendshme politike te shteteve anetare pasi Shqiperia ka rilindur dhe eshte nje shtet me gjithe te mirat.

    Duke qene Rama u rikonfirmua me 25 Prill gati me plebishit, ne vitet ne vijim BE do refuzoje negociatat me arsyen qe kane deshire te degjojne ne keto ane: “Ne jemi ne rregull, e ka fajin politika e brendshme e BE”.
    Nuk do perbeje habi edhe nese do refuzohet hapja e negociatave edhe per shkak te fanellave te skuadrave te futbollit…..

  2. Kjo nisme dihej qe ne fillim qe do deshtonte habitem me Maqedonine qe djeg veten duke u marre me ne dhe Ramen.

  3. Ku ka bythe Ballkani i lodhur qe nuk ngre dot breket e veta ti bej presion Evropes. Rama thote i kemi bere detyrat qe na jane kerkuar, kur te gjithe e dime qe asnje nga 15 pikat nuk jane bere. Shembull .Ligjshmeria e zgjedhjeve te 2019 te cilen Gjykata jone Kushtetuese e lodhur e dergoi ne Venecia, presim pergjigje. Ja 1 detyre e pa bere pa i hyre te tjerave o narkoman me citjane. Mos harroni kur morri pushtetin ne 2013 kishte vetem 3 kushte per te permbushur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *