• |
ide | kryesore

Khamenei merr vaksinën anti-covid të krijuar në Iran

-Instant, Lajme, Planet



Lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, mori dozën e parë të vaksinës anti-covid të prodhuar nga shkencëtarët vendas.

Raportimi vjen nga televizioni publik, teksa Irani tenton të përshpejtojë fushatën e imunizimit. Në pamjet e shpërndara, shihet lideri 82-vjeçar duke marrë atë që është emërtuar “COVIran Barakat”, vaksinë e cila u aprovua për përdorim emergjent më herët këtë muaj.

Irani, me një popullatë prej 83 milionë banorësh, raporton mbi 83 mijë jetë të humbura nga pandemia, bilanci më i lartë në Lindje të Mesme. Presidenti në largim, Hasan Rouhani, ka fajësuar sanksionet e perëndimit që sipas tij kanë penguar Iranin të blejë vaksina dhe medikamente të huaja për përballimin e pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *