• |
ide | kryesore

Kishin kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar, arrestohen babë e bir në Sarandë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme shtetasit Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), të dyshohen se kanë kultivuar fidanë kanabisi në një zonë të pyllëzuar. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, efektivët policor kanë bërë të mundur gjetjen e ‘parcelave’ të kanabisit në fshatin Leshnicë të Finiqit.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja u bë ndalimi i shtetasve: Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), banues në Sarandë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar, në pronë publike, në fshatin Leshnicë”, njoftoi policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *