• |
ide | kryesore

“Kolaps mjedisor në Durrës”, qyteti bregdetar pa zgjidhje për problemin e plehrave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata e rëndë me plehrat në Durrës vazhdon. Pas rreth dy javëve nga gjendja e rëndë mjedisore që u krijuar nga menaxhimi i mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit, situata po përsëritet sërish.

Në shumë vendgrumbullime të plehrave në lagje të ndryshme të qytetit, kazanët janë të tejmbushur.

Kamionët e Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal në Durrës dhe Plazh, ditën e sotme nuk janë lejuar të shkarkojnë mbetjet urbane.

Ndërkohë mësohet se janë bllokuar 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina. Burimet zyrtare nga ndërmarrja e shërbimit të pastrimit pohuan se Durrësi është në kolaps mjedisor prej tre ditësh.

Nga një vëzhgim që “News24” bëri paraditen e sotme, në qendër plehrat janë evaduar dhe gjenden të ngarkuara në kamionë, në lagjet e brendshme të qytetit nuk janë hequr prej tre ditësh. Në një situatë të tillë banoret e ish-Kënetës e të Spitallës po i vënë zjarrin plehrave pasi temperaturat e larta shtojnë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Pamjet qe shihni janë marre ne lagjen numër 1 në shëtitoren Taulantia, e cila është e tejmbushur me turistë të shumtë në këtë stinë dhe mbetet zona më e frekuentuar.

Në qendër kazanët janë plot në periferi banorët po ju vënë zjarrin për të shpëtuar nga era e rendë e plehrave.



3 Comments

  1. E ka fajin Dritan Leli i Vlores….. ngaqe nuk ia vari Rames, ky iku ne Durres. Ngado qe vete plehrat e ndjekin…

  2. Qytetet tona shume shpejt po i ngjajne Napolit dhe Romes, ku mafia e plehrave ben ligjin dhe asgjeson shtetin!

  3. Plehrat jane te gjitha ne parlament nje here ,prej andej mbushin Shqipon kolonje ….

    Po fundja ky eshte realiteti yne si gjithmone si perhere. I hedhim nje vello … dhe i fusim nje tallava ne darke, qeveras qeveria.

    Kam besim se qeveria do ta beje edhe me m.t, ceshtje kohe eshte sa ta thyej qafen edhe me … do te behet, hajdute e plenaxhinj te tjere do te vijne me te zinj se keto neokomunistet Albanja do te lulezoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *