• |
ide | kryesore

Luks mbi re/ Hapet hoteli më i lartë në botë, restoranti është në katin e 120

-Instant, Lajme, Planet



Hoteli më i lartë në botë ka hapur dyert në majë të Kullës Shanghai, e cila dominon në një lartësi prej 632 metrash në kryeqytetin e Kinës. Hoteli luksoz zë katet e fundit të qiellgërvishtëses 128-katëshe, ndërtesa e dytë më e lartë në planet pas Burj Khalifa në Dubai. Hoteli ka gjithsej 165 dhoma në katet e sipërme të Kullës 632 metra të lartë të Shangait, të vendosur në zonën financiare të qytetit. Hoteli gjithashtu pretendon se ka edhe ashensorin më të shpejtë në botë, që udhëton për 18 metra në sekondë. Por i gjithë ky luks kushton, pasi për një natë në suitën më luksoze duhet të paguash 8763 euro. Megjithatë, për më pak të pasurit, ka edhe dhoma më “modeste”, me çmime deri 300 euro për natë.

Kulla e Shangait është godina e dytë më e lartë në botë, pas Burj Khalifas në Dubai, që është 827 metra e lartë. Hapja e hotelit ishte shtyrë për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit, por tani gjërat kanë ndryshuar. Në godinë gjenden në total 7 restorante, bare, qendra spa dhe një pishinë në katin e 84-t.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *