• |
ide | kryesore

Merkel: Me variantin Delta, fundi i pandemisë nuk është afër

-Instant, Lajme, Planet



Varianti Delta i koronavirusit është kthyer në shqetësim për shumë vende, për shkak të transmetueshmërisë së lartë që ka, ndërsa vijon të përhapet në shumë shtete.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se me përhapjen e variantit Delta fundi i pandemisë nuk është afër.

Ajo gjithashtu ka bërë thirrje që të respektohen masat kundër Covid, për të shmangur sipas saj, një tjetër përhapje të pandemisë.

“Përhapja e variantit Delta po bëhet gjithnjë e më dominues dhe për fat të keq nuk mund të themi se tashmë jemi në fund të pandemisë, apo se jemi duke shkuar drejt fundit të saj. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Izrael po shohim një rritje të rasteve madje edhe një numër të lartë të shtrimeve në spital.

Unë dua të bëj sërish thirrje që të tregohemi të kujdesshme dhe të mos heqim dorë nga respektimi i masave dhe mbajtja e maskave për të bërë të shmangur përhapjen e pandemisë”, është shprehur Merkel.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *