• |
ide | kryesore

Merr flakë shkolla e arteve marciale, vdesin 18 të rinj

-Instant, Lajme, Planet



Tetëmbëdhjetë djem, të moshës midis 7 dhe 16 vjeç, humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën pas zjarrit që ra në një shkollë të arteve marciale në Kinën Qendrore. Lajmi u raportua nga mediat e huaja të cilat citojnë autoritetet lokale. Përgjegjësi i objektit, që ndodhet në provincën Henan, u arrestua. Sipas raporteve të mediave lokale, shumica e viktimave janë nxënës të shkollës.

Henan është vendlindja e arteve marciale tradicionale kineze dhe është shtëpia e shumë akademive kung fu. Ndër më të mëdhatë është Shkolla e famshme e Arteve Marciale Shaolin, e cila ka qindra mësues dhe dhjetëra mijëra studentë, sipas faqes së saj të internetit.

Manastiri Shaolin në qytetin e Dengfeng është gjithashtu i famshëm për murgjit e tij luftarakë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *