• |
ide | kryesore

Meta reagon pas seancës në Gjykatën Kushtetuese: Kurrë më votime moniste në Shqipëri (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i vendit, Ilir Meta ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku paraqet, sipas tij, disa fakte se si në votimet e 30 qershorit, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave. Meta thekson se në këtë mënyrë është shkelur dhunshëm demokracia, kushtetuta dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë, ndërsa nënvizon se nuk do të ketë kurrë më votime moniste në Shqipëri.

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë. Kurrë më votime moniste në Shqipëri! Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo”, shkruan Meta në postimin e tij.

Presidenti Meta ka nxjerrë 10 fakte dhe argumente për zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

Ky reagim i Presidentit vjen dy ditë pas mbledhjes së Gjykatës Kushtetuese, e cila u mblodh pas kërkesës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila si kryetare e Shoqatës së Bashkive, kërkon shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *