• |
ide | kryesore

Në taksi me armë zjarri në çantë, si u kap 21-vjeçari nga policia e Durrësit (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçar, banues në Fushë Krujë është arrestuar nga policia e Durrësit në bashkëpunim me forcën “Shqiponja” pasi po lëvizte me armë zjarri me vete.

Pas marrjes së informacionit se i riu, i identifikuar me inicialet E.U., lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ndaluar mjetin taksi me të cilin po udhëtonte dhe gjatë kontrollit në çantën e dorës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe 8 fishekë.

Ndërkohë strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë po vijojnë kontrollet në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bushanesh, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, në një ambient të hapur u gjetën dhe u asgjësuan fidanë cannabis sativa. Gjithashtu, në vijim të kontrollit, në një distancë të afërt u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim policor e një shtetasi të dyshuar si autor, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *