• |
ide | kryesore

OKB thirrje SHBA-së që të heqë embargon ndaj Kubës

-Instant, Arkiva, Planet



Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me shumicë dërrmuese miratoi rezolutën rekomanduese e cila i bën thirrje SHBA-së që t’i japë fund embargos 61-vjeçare ndaj Kubës.

Në votimin e zhvilluar për herë të 29-të këtë vit në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, 184 nga 193 vende anëtare të OKB-së votuan në favor të vendimit për t’i dhënë fund embargos ndaj Kubës.

Derisa SHBA-ja dhe Izraeli kanë votuar “kundër” në votim nuk morën pjesë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbia dhe Ukraina.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shihen si një mjet që pasqyron vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe ato nuk kanë ndonjë detyrim ose fuqi sanksionuese, shkruan AA.

SHBA-ja zbaton ndaj Kubës embargo ekonomike, tregtare dhe financiare që nga 19 tetori 1960 e deri më tani, embargo kjo e cila është regjistruar si më e gjata në historinë moderne.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *