• |
ide | kryesore

Paris Hilton: Dua të kem fëmijë, nuk më interesojnë më paratë

-Instant, Paparazzi, Slider



Paris Hilton ka folur së fundmi për ‘Just for Variety’ rreth  marrëdhënies së saj me të fejuarin, Carter Reum.

Paris ka zbuluar se që pas fejesës ka kuptuar se nuk është më synimi i saj të qenurit e pasur. Ajo ka treguar se tani dëshiron thjesht të ketë një familje. “Ishte një qëllim i imi më parë sepse nuk isha e lumtur në jetën time personale. Dhe gjithashtu thjesht duke kaluar nëpër ato që kalova, unë gjithmonë i shihja paratë si liri dhe pavarësi. Dhe unë mendoj se kjo është arsyeja pse thjesht e kisha atë si fokusin tim në jetë. Dhe tani që jam shumë e lumtur dhe e dashuruar në jetën time personale, nuk më interesojnë më miliardat. Më interesojnë fëmijët”,deklaroi Hilton.

 



1 Comment

  1. Ne fund, te gjithe miliarderet e botes, do t’i falnin miliardat e tyre te gjitha, vec per te pasur kenaqesine e nje te qare foshnjeje te tyren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *