• |
ide | kryesore

Përdhunoi gruan shqiptare në Greqi, gjykata lë në burg 35-vjeçarin bullgar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një gjykatë në Greqi ka vendosur në arrest me burg 35-vjeçarin me origjinë bullgare, i cili dyshohet se përdhunoi për orë të tëra një 50-vjeçare shqiptare.

Sipas mediave Helene, burri ka mohuar të ketë rrëmbyer dhe përdhunuar shqiptaren.

Megjithatë, ai është shfaqur tejet nervoz në momentin që togat e zeza kanë marrë vendimin për të.

Ai nuk e ka pritur mirë arrestin, ndërsa vazhdimisht i gjuante me kokë kafazit të xhamtë në sallën e gjyqit.

 

 

Gjykatësit kanë lënë të lirë personin tjetër të arrestuar, pasi nuk ka asnjë provë që ai mund të ketë bashkëpunuar me bullgarin në përdhunimin e shqiptares.

Si ndodhi ngjarja:

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën që lamë pas. Gruaja shqiptare, me profesion pastruese, ishte duke punuar në një apartament në Athinë. Teksa po pastronte ashensorin, papritur ajo u kap me forcë nga 35-vjeçari dhe u dërgua me forcë prej tij në një apartament.

Më pas nisi përdhunimi për rreth 8 orë. Shqiptarja, ka arritur të shpëtojë vetëm gjatë orëve të pasdites, ku 35-vjeçari shkoi në kuzhinë për të përgatitur për të ngrënë. Duke shfrytëzuar këtë rast, ajo doli në ballkon dhe arriti të shkojë në apartamentin ngjitur.

Sakaq, 35-vjeçari bullgar ishte një emër i njohur për drejtësinë, pasi edhe në vitin 2015, ai ishte dënuar me 5 vite burg, për përdhunimin e një të reje.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *