• |
ide | kryesore

Policia zbardh detaje të tjera nga aksidenti i rëndë në Vlorë, ‘Audi’ me shpejtësi të frikshme goditi nga pas veturën

Arkiva, Lajme, Të fundit

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë që shkaktoi katër humbje jete  mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afërsi të fshatit Panaja në vendin e quajtur ‘Kripa’. Burimet bëjnë me dije se automjeti ‘Toyota’ me targa greke ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet tip ‘Audi’, i cili po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge, por dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti me targa greke. Përplasja ka qenë tepër e fortë sa mjeti tip Audi ka thyer dhe shtyllën e energjisë elekrtrike. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Njoftimi policise


Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

4 Comments

  1. Ky ropq*imi qe drejton policine e Vlores te shpjegoje pse nuk ka vene radar e postblloqe ne gjithe ate segment rruge ku ecin me 190 ne ore e me shume?!

  2. E po te shuajne familjen e tere keta dhe tu japesh dhe ndihme mjeksore!!!! Me e pakta ti lesh te ngordhin si qen. Se jane mesuar “trimat” shqiptare ( qe deri dje vareshin neper sponde Skodash e laheshin 1 here ne jave me sapun 15), sot te vijne me shpejtesi e te bejne me drita tu hapesh rrugen. Keta lango duhen bere shembull dhe shikoni si behen di pula te tjeret.

  3. “sherim te shpejte”! Kur kane leke te blejne audi dhe jane pa pune, do kene leke edhe per tu sheruar dhe me vone per te dale nga burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu