• |
ide | kryesore

Protestë para ministrisë së Brendshme, të rinjtë shtrihen në tokë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhjetëra qytetarë i janë bashkuar mbrëmjen e së premtes një proteste të mbajtur para Ministrisë së Brendshme në shenjë solidarizimi me 4 anëtarët e një familje nga Patosi, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Disa të rinj së bashku me biçikletat e tyre, bllokuan rrugën dhe u shtrinë në tokë për mungesën e përgjegjësisë së institucioneve shtetërore përballë ngjarjeve kaq tragjike.

Një çift, së bashku me dy fëmijët e tyre ndezën qirinj para Ministrisë së Brendshme, me arsyetimin se ky është institucioni që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve.

Eduart Gushi 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana 33 vjeçe dhe dy vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç u shuan në aksidentin tragjik të kësaj të premteje.

Familja sapo ishte kthyer nga Greqia dhe ishte duke shkuar me pushime në bregdet, kur makina e tyre u përplas nga Audi, në timonin e së cilës ndodhej 22-vjeçari Igli Madani. Ky i fundit u arrestua nga policia. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ky eshte Art byrazer, po i rruhet kujt per ju, PROTESTONI protestoni se po na plas shume na te qeverise, do mblidhemi per ceshtje qe s’ju takojne juve protestuesa, kot qe zgjoheni, fleni se jeni me te mire ne gjume, e te keqen.

  2. Edhe aksidentet jane nje menyre per uljen e nr.te popullsise. Eshte ne programi e qeverise ZHDUKJA e shqiptareve,me emigrim, me viruse, me vrasje e vetvrasje, me aksidentet. Qeveria ferkon duart kur zhdukjen familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *