• |
ide | kryesore

Rama shmang Lelin dhe ia beson bashkinë e Vlorës Afrim Qendros

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të premteje në Vlorë ku ka parë punët që po bëhen në 2 lagje të saj, Kume dhe Çole.

Ajo që ra në sy ishte shmangia e kryetarit të Bashkisë Dritan Leli ndërsa Ramën e shoqëronte nënkryetari i bashkisë Afrim Qendro dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.

Që prej zgjedhjeve të 25 prillit marrëdhënia mes Ramës dhe Lelit u prish edhe publikisht pasi kryebashkiaku i Vlorës nuk pranoi të vinte emrin në listën e kandidatëve për deputetë.

Afrim Qendro ka mbajtur në të kaluarën detyrën e kreut të ARRSH-së, por u largua pas skandalit të tenderit të Unazës së Madhe të Tiranës. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Bashkia nuk i besohet atij qe do ladrua qe do shkoje ne Durres se ndien ere parash nga UAE, sepse Leli eshte i zgjedhur me mandat nga populli dhe te gjitha keto show te dhjera sa dhjesin edhe me shume kete parti te dhjere!

  2. KY eshte ai qe beri tenderin e unazes se re 20.milion euro km apo jame gabim apo cfare lidhje pati me rrugen e elbasanit… rama duhet dhe do burgoset ketu do jemi te tjeret do dalin te gjithe te fituar ai ………..

  3. Interesant dashuria qe ka Rama per tepelenasit…Ruci, Tahiri, Mero,Qendro etj…
    Ky i fundit shquhet per “aftesi dhe ndershmeri”.Kujtojme skandalin e unazes etj…
    Eshte “dashuri” apo …?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *