• |
ide | kryesore

Rregullat e reja/ Danimarka heq kufizimet e udhëtimit për shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej kësaj të premteje Danimarka ka hequr shumicën e kufizimeve për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike.

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtij vendi, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.

Vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Nuk njihen vaksinat ruse apo kineze.

Aeroporti i Rinasit njofton se nuk duhet test për pasagjerët nën 15 vjeç dhe pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *