• |
ide | kryesore

Shiti disa herë një apartament, dënohet sërish biznesmenia Vjollca Hoxholli

-Instant, Lajme, Të fundit



Biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli është dënuar për të disatën herë. Gjyqtari Gert Hoxha e dënon me 8 vite burg për mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda. Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën e sigurisë arrest shtëpie. Hoxholli akuzohet se duke drejtuar kompaninë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Kallzimi kërë herë është bërë nga 6 persona të cilëve u është shitur hyrja disa herë. Sipas hetimeve ajo rezultoi se në bashkëpunim me të shoqin Rrapush Hoxholli kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit, duke shitur disa herë një apartament.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *