• |
ide | kryesore

Aksidenti/ Shuhet familja, prindrit me dy vajzat e mitura ishin kthyer për pushime

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Udhëtimi drejt pushimeve të verës në Shqipëri është shndërruar në tragjedi për familjen Gushi, 4 pjestarët e së cilës humbën jetën në një aksident në rrugën Fier-Vlorë. Ngjarja ndodhi herët në mëngjes, ndërsa babai, Eduart Gushi, nëna Silvana dhe dy vajzat Anastasia 14 vjeç dhe Eva, 9 vjeçe, fatkeqësisht humbën jetën nga përplasja e fortë.

Eva, vajza më e vogël u nxorr e gjallë nga makina, por pak momente më pas edhe ajo humbi jetën dhe nuk mbijetoi dot, megjithë përpjekjet që u bënë për ta çuar në spital.

Lexo me tej:

Borxh për dronë nga Erdogani, apo radarë për sigurinë rrugore

Policia ka mundur të zbardhë pak a shumë dinamikën e aksindentit. Shkak është bëeë një makinë tip ‘Audi’ me targa AA 107 XX, që lëvizte me shpejtësi mbi 150 km/orë, ku udhëtonin 3 të rinj nga Fieri.

Audi i ka rënë nga pas mjetin tjetër tip ‘Toyota’ me targa greke, në të cilën udhëtonte Eduart Gushi me bashkështorten dhe dy vajzat e tij. Nga goditja Toyota ka dalë nga rruga dhe është përplasur duke u shkatërruar plotësisht.

Për shkak të deformimit të madh, trupat e pajetë kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit dhe vetëm ndërhyrja e zjarrfikësve që kanë sharruar makinën ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre.

3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin ‘Audi’ i  kanë mbijetuar dhe janë transportuar menjëherë në spital. Mjeti i tyre u përplas edhe me një shtyllë elektrike dhe më pas ka përfunduar në kanalin anës rrugës. Të plagosurit Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi janë jashtë rreziku për jetën.

Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt Vlorës. Mbetet për t’u sqaruar nëse ‘Toyota” ka ndërruar korsi dhe është goditur nga mjeti tip Audi ku udhëtonin të rinjtë, apo këta ishin me një shpejtësi të tillë që nuk e kanë kontrolluar makinën dhe janë përplasur me mjetin tip Toyota ku udhëtonte familja Gushi.

Familja Gushi jetonte në emigracion në Greqi. Eduart Gushi ishte nga Patosi dhe prej një viti e gjysëm jetonte jashtë bashkë me familjen. Kthimi për pushime në jug të Shqipërisë ka qenë fatal për të.

Në portale është shpërndarë një foto e tij teksa i dhuron një trëndafil vajzës më të vogël, që nuk është më.

Statistikat e aksidenteve

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona. Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.

Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% më të larta sesa mesatarja europiane, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Në Europë kryeson Rumania, me (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (90) dhe pas saj vjen Shqipëria (nuk janë të dhënat për vendet e tjera të rajonit).©Lapsi.al



10 Comments

  1. TE shkretet,shorter, u qofte dheu I lehte.Ku merr zoti te miret, Nuk merr te keqinjte Vjola Dokon,qelbesiren.

  2. Menyra se si i japin makines ne shqiperi eshte cmenduri. Ne cdo vend te botes keto aksidente konsiderohen vrasje.
    Te shuhet nje familje komplet eshte krim
    Mos shkoni larg, a guxon njeri ne Kosove ti japi makines ngjitur me tjetrin dhe ti bej presion me drita te forta ??
    Vetem ketu ndodh , ku me te papergjegjeshmit jane ligjvenesit

  3. Mungesa e qellimshme e vullnetit nga ana e Shtetit shqiptar per te kontrolluar burimin e te ardhurave individuale te shtetasve te vet eshte shkaku kryesor, arsyeja madhore e kesaj tragjedie te rradhes.

    Ne vendet e BE-se ku synojme ka nje lidhje te drejteperdrejte, si rregull, mes mundesive ekonomike dhe nivelit te pergjegjesise individuale: si rregull, fuqine me te madhe ekonomike e ka pjesa me e moshuar e popullsise, qe eshte njekohesisht edhe me e pjekura dhe me e matura. Apo nje segment me moshe me te re i perbere nga sipermarres e profesioniste (mjeke, inxhinjere, e me rradhe) te cilet, per arsye te shkollimit, pervojes, profesionit, e me rradhe jane gjithashtu, si rregull, persona me nivel te larte pergjegjshmerie.

    Mjetet me rrezikshmeri te larte si ky Audi ne fjale jane te perqendruara thuajse krejtesisht ne keto duar. Pronaret shume shpesh bejne patenta speciale per ti ngare keto mjete me shpejtesi, duke shfrytezuar potencialin e tyre te larte (nuk mjaftojne aftesite e patentes normale per ti ngare keto makina me shpejtesite marramendese qe arrijne ato!).

    Baballaret e pasur, si rregull, nuk ju blejne femijeve makina te ketij lloji, pikerisht nisur nga parimet e pergjegjshmerise qe dominojne shoqerite e BE-se.

    Nga ana tjeter, nuk do te mund tjua blinin apo tjua linin ne perdorim edhe sikur te donin, pasi ka ligje te forta qe ndalojne perdorimin e makinave me cilindrate te mesme apo te larte nga persona ne nje moshe te caktuar dhe/apo nen vitet minimale nga casti i pajisjes me patente.

    Tjeter. Ne shtetet e BE-se, kontrolli sistematik i ketyre lloj automjetesh nga policia eshte nje nder menyrat kryesore te identifikimit te evazoreve fiskale. Policia i “gjuan” keto makina ne rruge, aty ku e di se kane interes te shfaqen dhe i ndalon per kontroll fiskal: kujt i perket makina, me cfare te ardhurash e ka blere, nese deklaron te ardhura normale apo nuk i deklaron fare? E me rradhe.

    Edhe keto kontrolle, bashke me sa shkruajta me lart kontrobuojne qe keto lloj mjetesh te perdoren me korrektesi nga ata qe kane tagrin dhe pergjegjesine e duhur per ti perdorur.

    Tek ne Shteti nuk e rruan, toleron gjithefare ‘bosesh’ te vegjel e te medhenj te cileve nuk u njihen burimet e te ardhurave!

    Nga ketu rrjedhin shumica e te ligave tona…

    1. Bravo, zotëri! Koment serioz e i përgjegjshëm!
      Fjalë ngushëllimi nuk gjenden, për të afërmit.
      U prefshin në paqe, shpirtrat e pafajshëm!

  4. Ne itali dhe kudo perreth nesh nese shkakton aksident klasifikohet si tentative per vrasje, nese shkakton aksident me pasoje vdekje kladifikohet si vrasje me paramendim. Pervec burgut duhet ti paguash familjes apo familjeve te demtuarit dhjetra deri qindra milion per demin qe ke shkaktuar. Policia rrugore ne shqiperi eshte me e paafta dhe klienteliste qe ka pare ndonjeher. Rruget dhe sinjistika jane jashte standartit. Shteti drejtohet nga njerez te pa afte e sharlatane qe smendojne per politika ne interes te qytetarve .

  5. Shume e rende u bene keta spurdhjaker me makina te mira qe ne mosh te re pine drog i vene kemben makines e nuk din te ndalojn policia si plehr qe eshte nuk i ndalon keta garipa
    Po gjobit ndonje te vobekt se sja mban bytha futi ne burg e mos i nzirrni me se shoi nje familje te tere beni shembull ndonje de nuk ka dite qe mos kete lajme te tilla u qofte dheu i lehte te pafajshmeve

  6. Shtet plehre qe nuk eshte e afte te drejtoi nje vend polici qe e ka mendjen te droga e te bashkpunoi me me krimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *