• |
ide | kryesore

Tentuan të kultivonin kanabis në pronë publike, dy të arrestuar në Sarandë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona, babë e bir janë vënë nën prangat e policisë, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në një pronë publike. Si rezultat i kontrollit të territorit blutë kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë, Finiq.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja u bë ndalimi i shtetasve: Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), banues në Sarandë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar, në pronë publike, në fshatin Leshnicë”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *