• |
ide | kryesore

U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, pranga 53-vjeçarit në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 53-vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Korçës, pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm. Në vijim të operacionit policor “Perimetri” policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit V. M., 53 vjeç, banues në Pogradec, i cili u kap në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe një shtetas tjetër, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata në kuadër të këtij operacioni.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. O., 17 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar me vendimin e datës 30.05.2021, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *