• |
ide | kryesore

Vettingu, konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Beratit, Lutfije Celami

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Beratit, Lutfije Celami. Procesi i vetingut për gjyqtaren Celami u përfundua në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Ndërkohë që për pasurinë dhe profesionalizmin nuk u evidentuan probleme nga Komisioni, për një raport negative të DSIK-së për figurën, gjyqtarja Celami deklaroi se kishte dhënë shpjegime të plota.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Celami kryesohej nga Firdes Shuli, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin. Celami e ka filluar karrierën në vitin 2011 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ajo është transferuar në Gjykatën e Beratit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *