• |
ide | kryesore

Bien rastet e reja në Itali, 40 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon të përmirësohet situata nga pandemia e koronavirusit në vendin fqinj të Italisë.

Ministria italiane e Shëndetësisë bën me dije në 24 orët e fundit, nga 224 mijë testime të kryera në mbarë vendin vetëm 838 prej tyre rezultuan pozitive.

Gjithashtu, mësohet se 40 persona të tjerë kanë humbur jetën, por sërish ka pasur një rishikim të shifrave në Kampania.

Aktualisht në Itali janë ende 57 mijë raste aktive me Covid-19 dhe prej tyre vetëm 0.5% ndodhen në terapi intensive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *