• |
ide | kryesore

Darkë 500 mijë euro me shampanjë e makina luksi: Haaland i habit të gjithë në Mykonos me 30mijë euro bakshish

-Instant, Sport



Erling Haaland është njeriu i rekordeve. Sulmuesi i datëlindjes 2000 i Borussia Dortmund po shkruan një karrierë të pabesueshme në fushë, duke thyer rekord pas rekordi, por objekti i dëshirave të merkatos të Real Madrid ka vendosur që të japë spektakël edhe jashtë fushe. Gjatë pushimeve të tij në Mykonos, ku sigurisht nuk kalon pa u vënë re me pamjen e tij ekstravagante, norvegjezi ka shpenzuar 500 mijë euro në pesë orë në restorant, duke lënë pastaj një bakshish prej 30 mijë eurosh.

Darkë e paguar për vete dhe të gjithë miqtë e tij, pastaj një makinë luksoze e marrë me qira dhe një bakshish i madh për lokalin, duke firmosur një çek të madh përpara shokëve të aventurierës. Haaland, i cili për të ndryshuar ekip dhe për aventurën e ardhshme ka kërkuar një pagesë si e lojtarëve më të mirë, të tipit Cristiano Ronaldo (pavarësisht nga 8 milion euro të marra te Dortmund), ka kaluar pushime luksoze me miqtë e tij të vjetër për hir të Kampionatit Evropian, që organizohet nëpër gjithë kontinentin e vjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *