• |
ide | kryesore

“Defender Europe 21”, ambasada e SHBA-së lajmëron: Përmbyllet me sukses stërvitja strategjike shumëkombëshe!

-Instant, Lajme, Të fundit



Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21”, e cila prej dy muajsh u zhvillua në vendin tonë është përmbyllur këtë të shtunë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane, e cila, shpërndau njoftimin e zyrave qendrore të Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Azinë.

Në njoftim, Ambasada Amerikane, kujton se stërvitja ushtarake e NATO-s, nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike, nga deti në breg në Portin e Durrësit.

Gjatë këtij operacioni, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara, Bob Hope, e cila është dhe më e madhja strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat transferuan ngarkesën në breg për të vijuar më tej.

“| DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej. Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

 



3 Comments

  1. Ndonje lajm per spurdhjak ngjelen ka ketu apo jo ? Sepse filloi te hsihte endrra te llojit : “Nuk kane ardhur kot keta… ; erdhen ushtaraket amerikane te bejne arrestime ne shqiperi… ; do ja degjoni kengen ardhjes se ushtarakeve amerikane…. etj etj pordhe me rigon te te pjerdhurit ngjela.” Njoftojne kete cope njeriu qe amerikanet mbauran dhe po ikin me duart bosh…

  2. keta erdhen per mos ikur. Rama ka per t’na ber Kore te Jugut ku kane shperngulur banore vendas per me zgjeru bazat e ktyre. Dhe kane marrveshje qeveritare ku ushtaraket amerikane jane mbi ligjet vendase. Koreja e Jugut eshte plot me shkelje ligjore nga amerikane ushtarak qe s’i kap ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *