• |
ide | kryesore

Euro 2020/ Nisin ndeshjet me eleminim direkt: Italia përballë Austrisë, danezët sfidojnë Uellsin

-Instant, F1, Sport



Pas Zvicrës në grupe, Italia përgatitet të përballet me një tjetër “fqinj” Austrinë, në raundin e 1/8 të Euro 2020. Me fitoren ndaj Ukrainës, skuadra e teknikut italo-gjerman Franco Foda u kualifikua në 16 më të mirat, duke barazuar rezultatin më të mirë në kampionatet evropiane në historinë e tyre. Austria është kualifikuar vetëm në dy raste, në 2008 dhe 2016 dhe janë dukshëm në inferioritet përballë Italisë që është një favorite e madhe për trofeun final. Në ndeshjen tjetër, Johan Cruijff Arena në Amsterdam do të presë sfidën e 1/8 në Euro 2020 mes Uellsit e Danmarkës. Skuadra e Pagë u kualifikua si e dyta në Grupin A, ndërsa danezët pas startit fatkeq rrëmbyen kalimin vetëm në ndeshjen e fundit, pavarësisht se kishin humbur dy takimet e para. E tani, gjithcka nis me eleminimin direct ku gabimet nuk tolerohen.

Megjithëse Italia ka mbajtur një ecuri mbresëlënëse pa pësuar gol, planet e tyre difensive janë komplikuar nga dëmtimet e kapitenit Giorgio Chiellini dhe Alessandro Florenzit që janë stërvitur të diferencuar, kështu që asnjëri prej tyre mund të mos jetë në gjendje të sfidojë Austrinë. Kështu, Di Lorenzo ose Toloi janë gati për të marrë krahun e djathtë, me Bastonin ose Acerbi që do të formojë dyshen me Bonucci në qendër. Roberto Mancini ka një dilemë përzgjedhjeje në mesfushë, pasi Marco Verratti konfirmoi rikuperimin e tij nga një problem i gjurit në fitoren ndaj Uellsit, por mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para. Kështu një fanellë për dy, sepse Jorginho dhe Nicolo Barella janë të paprekushëm. Përpara, Ciro Immobile, Domenico Berardi e Lorenzo Insigne ajanë tre favoritët, të shqetësuar nga Federico Chiesa që u zgjodh ‘Ylli i ndeshjes’ kundër Ëales dhe e tenton jo pak Mancinin.

Shumë më të paqarta janë gjërat në formacionin e Austrisë, pasi tekniku Franco Foda ndryshoi me sukses mbrojtjen e tij të mëparshme me tre kundër Ukrainës, duke lejuar David Alaban të dilte përtej mbrojtësit të majtë. Moduli i aplikuar prej tyre, 4-2-3-1, në Bukuresht, gjithashtu riktheu sulmuesin kontrovers Marko Arnautovic pas pezullimit për një ndeshje për fyerjen e Alioskit, por mbetet për tu parë nëse do të jenë mjaftueshëm të guximshëm për të këmbëngulur me një formacion më aventuresk. Christoph Baumgartner, Julian Baumgartlinger, Martin Hinteregger e Valentino Lazaro janë në dyshim për shkak dëmtimesh përpara udhëtimit në Angli, kështu që Foda mund ti besojë Stefan Ilsanker në formacionin titullar; duke u kthyer në mbrojtjen me tre e Alabën një prej tyre.

Austria do të sfidojë Italinë për herë të 38 në histori. Në 37 të mëparshmit bilanci italian është pozitiv dhe tregon 17 fitore, 8 barazime dhe 12 humbje, me 49 gola të shënuar dhe 56 të pësuar. Zhgënjimi i fundit sportiv daton më shumë se 60 vjet më pare dhe Mancini kërkon të vazhdojë ta mbajë kështu.

DANIMARKE-UELLS

Uellsi do të jetë pa të skualifikuarin Ampadu, por Page sidoqoftë nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me dëmtimet. Dragonjtë kanë luajtur me të njëjtin formacion në dy ndeshjet e para, me Kieffer Moore që udhëhiqte atë që ishte efektivisht një modul 4-5-1. Pas ndryshimit të sistemit të lojës dhe ndonjë lojtari gjithashtu kundër Italisë, tekniku duket pothuajse i sigurt se do të kthehet në të njëjtin formacion që rrëmbeu barazimin me Zvicrën dhe fitoren kundër Turqisë. Kjo do të thotë, në fushë nga minuta e parë për Gareth Bale dhe Aaron Ramsey, të cilët janë forca kryesore e britanikëve me dicka më shumë se gjysma e goditjeve në portë të bëra nga Uellsi në Euro 2016 dhe Euro 2020, 49 nga 97 në total.

Sa i përket Danimarkës, ata sigurisht që do të jenë ende pa Eriksen pasi ai vazhdon të rikuperohet nga infarkti i pësuar kundër Finlandës dy javë më pare dhe do të jetë tifozi numër 1 i kombëtares së Hujlmand. Mesfushori është i vetmi që nuk është në dispozicion të teknikut e duke parë performancën kundër Rusisë, danezët mund të propozojnë të njëjtin formacion. Prapavija me tre qendrorë dha rezultat, me Daniel Ëass dhe Joakim Maehle që veprojnë në krahë dhe Martin Braithëaite luan i vetëm përpara i mbështetur nga Yussuf Poulsen. Një pikë e fortë për Hjulmand është natyrisht Pierre-Emile Hojbjerg. Me dy gola kundër Rusisë dhe tre asist në këtë turne, ai ka arritur një record, pasi asnjë lojtar i Danimarkës nuk ka regjistruar më shumë në një turne të madh.

Danimarka, pasi kaloi traumën e ndeshjes së parë dhe siguroi kualifikimin, ndihet më e qetë psikologjikisht dhe ka një motiv më tepër për të parë cerekfinalet: është favorite përballë Uellsit, që megjithatë nuk heq dorë absolutisht nga dëshira për të përsëritur gjysëmfinalen e edicionit të kaluar. E kualitetin për ta bërë e ka…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *